Unioni i Shoqatave të bashkive Turke, i dhuron një mjet zjarrfiksë, bashkisë Skrapar

701
Nesim Spahiu – Aktet e dhurimit tregojnë miqësinë e konsoliduar Lokman Cagirci – Bashkëpunimi me bashkinë Skrapar një tjetër urë miqësie Nasip Naço – Miqët Turq, nderim dhe respekt për bashkpunimin Fahri Solar – Bashkëpunimi mes bashkive siellin rritje të ekonomisë 
SKRAPAR – Në mesditën e djeshme në bashkinë Skrapar u zhvillua ceremonia e dhururimit të nji mjeti zjarrfikës nga Unioni i Shoqatave të bashkive Turke e më gjerë dhe nga dita e djeshme reparti i zjarrfiksve të bashkisë Skrapar do të ketë dy mjete zjarrfikës në ndihmë të përballimit situatave dhe emergjencave të krijuara, jo vetëm të rënies së zjarreve. Në ceremoni që u zhvillua me këtë rast në sallën e takimeve të bashkisë, morën pjesë kryetari i bashkisë Nesim Spahiu, Sekretari i Përgjithshem i Unionit të Bashkive turke e më gjerë, z Fari Solar si dhe kryetari i bashkisë Bagcilar Stamboll z. Lokman Cagirci. Të panishëm në aktin e dhurimit dhe të nënshkrimit të një protokolli bashkëpunimi, ishte edhe ish Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe deputeti i kësaj zone Nasip Naço, punonjës të bashkisë Skrapar të ftuar, gazetar etj. 
Në takim Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu për miqët Turq e të pranishmit bëri një pasqyrë përmbledhëse të aktivitetit të bashkisë, ndryshimet që ajo ka pësuar në infrastrukturë, punësim, investime sociale etj. Kreu i kësaj bashkie Spahiu vlerësoi mes të tjerash edhe kontributin e Unionio të Bashkive Turke në dhurimin e një mjeti të ri zjarrëfikës në ndihmë të situatave emergjente. Në vijim të fjalës sëtij ai shtoj se duke parë situatat e vështira që punonjësit zjarrfikës por dhe gjith stafi dhe më gjerë në përballimin e emergjencave nga rënia e zjarreve në pyje, shkurre, pemtore, kullota etj, dhurimin e këtij mjeti e sheh si një vlerë e shtuar që do të ndikoj dhe do të jetë në shërbim të komuniteti edhe në shërbime të tjera immediate. Bashkëpunimi jonë do të jetë në të ardhmen edhe në fusha të tjera si në atë të këmbimit të eksperiencave, shkëmbimeve kulturore e të tjera fusha bashkëpunimi të ndërsiellta. Në fundt të fjalës së tij Spahiu falndroj miqët, jo vetëm për mirëseardhjen në bashkinë Skrapar, por dhe për nëshkrimin e një protokolli bashkëpunimi mes dy bashkise asaj të Skraparit dhe Bashkisë të Bagcilar, Stamboll me drejtuesin e saj, z. Lokman Cagirci, si dhe mes Unionit të bashkive turke Brenda të cilave aderojnë edhe 13 bashki nga shtetet e Ballkanit e më gjerë dhe përfaqsuesin zyrtar, sekretari i përgjithshem i unionit z Fari Solar dhe gjithë antarët e tjerë të këtij grupi miqësor Turk që ishin të pranishëm në këtë cermoni. 
Në takim foli dhe Kryetari i Bashkisë Bagcilar Stamboll z. Lokman Cagirci, i cili u impresionua nga ndryshimet shumë pozitive që kanë ndodhur në bashkinë Skrapar. Është hera e dytë që kam ardhur në bashkinë tuaj, vizita e parë ishte dy vjet më parë kur dhe nënshkruan protokollin e binjakzimit dhe nga ajo kohë e deri më sot po shoh ndryshime të mëdha, duke filluar nga infrastruktura hyrëse, sheshi para bashkisë, lulishtja e shumë asete positive të ndërtuara e zbukuruara nga ju si dhe është fasada e ndërtimeve kapitale e që të siellin kënaqësi, po ta krahsosh bashkin tuaj me dy vite më parë. Në vijim të fjalës së tij z. Lokman Cagirci premtoi që shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim dypalesh me projekte në ndihmë të komuniteteve që ne përfasojmë, në ndohëm të njerzve dhe të problemeve sociale etj. Z. Lokman vlersoj shumë mardhëniet e Shqipëris me Turqin gjë e cila reflektohet edhe në këtë takim miqësor të sotëm, duke pasur të pranishëm edhe deputetin Nasip Naço miku turk shprehu kënaqësin edhe të bashkpunimi të qeverisë shqipëtare e asaj turke, paralmentit si dhe të Presidencës e dy vendeve, miqësi që sipas tij rrjedh e vashdon në të ardhmen. 
Z. Fahri Solar, Sekretari i Unionit të Bashkive Turke e më gjerë, në flajen e tij përshëndetëse theksoi që Unioni që ai përfaqson ka në fokus të punës së tij, ndërveprimin midisë bashkive pjesëmarrëse dhe në këtë kuadër bashkia Skrapar si pjesë e unionit shumë shpejt do të binjakezohet me bashki të tjera pjesë e unionit dhe nga ky bashkëpunim do të lindin projekte konkrete. Puna jonë si union është që të mirëkordimojm punët mes bashkive, të shkëmbejëm përvoja si dhe të bashkëpunojm në shumë fusha si në atë të kulturës, sportit, ekonomisë, tregëtisë etj. Ky bashkëpunim tha z Fahri Solar do të siellin rritje të ekonomisë e më pas rritjes të mirëqënies të banorve të bashkive respective, ndaj dhe sot jemi ketu për t’i konnsoliduar këto forma praktike edhe për të ardhmen e arfme e në vazhdim, ndërsa shtoj se mikpritja dhe ndryshimet tregojnë mësëqarti punën që ka bërë kryetari i bashkisë z. Nesim Spahiu dhe stafi që ai drejton. 
Në takim përshëndeti edhe Deputeti i kuvendit të Shqipërisë Nasip Naço ku mes të tjerash citoj : është kënaqësi që sot të jem në këtë firmosje protokolli mes bashkisë Skrapar të përfaqësuar nga kryetari i kësaj bashkie Nesim Spahiu si dhe nga pala Turke nga kryetari I bashkisë Bashkisë Bagcilar z. Lokman Cagirci si dhe nga Sekretari i Unionit të Bashkive Turke e më gjerë z. Fahri Solar. Ky protokoll bashkëpunimi tregon forcimin e miqësisë mes dy vendove tona Shqipëri – Turqi e konsoliduar në shekuj e në vijim. Bashkëpunimet e ndërsiellta siellin vetëm zhvillim që vijën nga shkëmbimi eksperiencave në ekonomi, ast, kulturë e sport, ndihma reciproke mes bashkive, në finalizimin e projekteve konkrete, tregtia gjë e cila mes të tjerash siell edhe mirëqënie etj. Në dienin time edhe qeverit tona kanë ditur të bashkëpunojnë në shumë fusha zhvillimi e ndihme, një nga konkreret është dhe ndohma që ka dhënë qeveria Turke në solidarizimin e lobingun konkret me shqipërin për projektin TAP që të kalonte nga vendi jonë gjë e cila u finalizua dhe sot tek ne në vendin tonë vazhdojn punimet për ndërtimin e finalizimin e këtij projekti madhor dhe shumë i vlefshëm për shqipërin , ky solidarizim edhe në projekte të tjera madhore që qeveria Turke vijon me punën e saj në Shqipëri. Ndaj e them për miqët Turq, nderim dhe respekt për bashkpunimin me dy popujve tanë dhe në këtë rast mes bashkisë dhe kësaj treve të pasur e mikpritëse. 
Vlen të përmendet se dy përfaqësuesit e larët, të Bashkisë të Bagcilar dhe Sekretari i Unionit të Bashkive Turke dhe antarët e stafit të tyre gjatë dhurimit të mjetit zjarrfikës bënë dhe një foto mirënjohje me punonjësit e repartit të zjarrfiksve të Skraparit. Në këtë cermoni që u zhvillua në sheshin para bashkisë ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Skrapar Nesim Spahiu, deputeti Nasip Naço, punonjës të bashkisë, banorë të qytetit e të rrethinave të tij. 
s.g. 
Sigal