Unioni i Gjyqtarëve Shqiptarë: Të lirohen nga burgosja e padrejtë gjyqtarët turq

718
Shoqata Europiane e Gjyqtarëve kërkon lirimin e menjëhershëm të dy gjyqtarëve turq, Metin OZcelik dhe Mustafa Baser, të dy aktualisht të arrestuar në Turqi. Të dy gjyqtarët turq janë arrestuar në Stamboll në datë 30 prill 2015, pasi urdhëruan lirimin e oficerëve të policisë dhe gazetareve te arrestuar. Më 25 prill 2015 Metin Ozcelik (Stamboll 29, Gjykata e shkallës së parë) dhe Mustafa Baser (Stamboll 32, Gjykata e shkallës së parë) urdhëruan lirimin e oficerëve të policisë dhe gazetarëve, të cilët qëndronin prej 6 muajsh në paraburgim. Prokurori i çështjes refuzoi të firmoste urdhrin e lirimit, duke iu referuar një udhëzimi, që kishte marrë nga zëvendës Prokurori i Përgjithshëm. Pas një artikulli kritik të botuar në një gazetë, të urdhrit të lirimit, ish-Ministri i Drejtësisë shfaqi opinione negative rreth vendimeve të marra nga gjyqtarët Metin Ozcelik dhe Mustafa Baser, për të liruar të paraburgosurit. Gjatë një konference për shtyp, Presidenti turk Erdogan fajësoi Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që nuk ndërhynë. Presidenti i Komisionit përkatës në Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kërkoi falje për këtë ndërhyrje të vonuar dhe pezulloi nga detyra të dy gjyqtarët. Një gjykatë, jo kompetente për këtë çështje, deklaroi se, urdhri i lirimit ishte i pavlefshëm. Prokurori i shtetit regjistroi një procedim penal kundër dy gjyqtarëve. Ata u arrestuan mbi akuzën se i përkisnin të njëjtës organizate terroriste, ashtu si personat që ata urdhëruan të liroheshin. Gjatë konferencës së mbajtur në Gdansk ne 16 maj 2015 Shoqata Europiane e Gjyqtarëve shqyrtoi problemet e sistemit gjyqësor në Turqi. 
Një vëmendje e veçantë i’u kushtua arrestimit të dy gjyqtarëve turq Metin Ozcelik dhe Mustafa Baser më datë 30 prill 2015 në Stamboll. Në Rezolutën e miratuar nga Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, në unanimitet prej 39 shoqatave kombëtare, anëtare të saj, u deklarua sa më poshtë vijon:
1. Arrestimi dhe burgosja e tyre ndodhi mbi baza të dyshimta pasi, gjyqtarët kishin urdhëruar lirimin e një të dyshuari.
2. Çdo përpjekje për të minuar lirinë e çdo gjyqtari, për të vërtetuar faktet dhe për të zbatuar ligjin në një çështje të veçantë, përbën një thyerje të qartë të parimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor. 
3. EAJ dënon arrestimin dhe mbajtjen në burg të dy gjyqtarëve për shkak një vendimi, të marrë prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit dhe bën thirrje për lirim të menjëherëshëm të gjyqtarëve Metin Ozcelik dhe Mustafa Baser.
Shoqata Europiane e Gjyqtarëve është një organizatë rajonale, brenda Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve. Anëtarët e saj janë nga 44 vende të ndryshme. Objektivat e tyre përfshijnë mbështetjen dhe forcimin e sundimit të ligjit, po ashtu dhe të pavarësisë dhe paanëisës së sistemit gjyqësor, brenda kufijve të Europës dhe në të gjitha shtetet anëtare.
Rezolutë mbi situatën e gjyqësorit në Turqi
Në takimin e saj në Gdansk, Poloni, më dt.16 Maj 2015 Shoqata Europiane e Gjyqtarëve (EAJ) mori në shqyrtim arrestimin dhe burgosjen e dy gjyqtarëve, të quajtur Metin Ozcelik dhe Mustafa Basar, më dt.30 prill 2015 në Stamboll, Turqi. Arrestimi dhe burgosja e tyre ndodhi mbi baza të dyshimta pasi, gjyqtarët kishin urdhëruar lirimin e një të dyshuari. Çdo përpjekje për të minuar lirinë e çdo gjyqtari, për të vërtetuar faktet dhe për të zbatuar ligjin në një çështje të veçantë, përbën një thyerje të qartë të parimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor. EAJ dënon arrestimin dhe mbajtjen në burg të dy gjyqtarëve për shkak një vendimi, të marrë prej tyre gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit dhe bën thirrje për lirim të menjëhershëm të gjyqtarëve Metin Ozcelik dhe Mustafa Baser.
Përfundoi punimet Konferenca e 10 e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor
Përfundoi punimet Konferenca e 10 e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor, ku u morën disa vendime të rëndësishme. Në përfundim të punimeve përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, miratuan një deklaratë të përbashkët.

Deklaratë e Konferencës së 10-të të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë
Konferenca e 10 e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor i zhvilloi punimet e saj në Tiranë në datat 27 – 29 Maj 2015 ku theksi i së cilës ishte roli i këshilla gjyqësor në vendet anëtare, në mbrojtjen dhe forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit. Këshillat Gjyqësorë të vendeve anëtare duhet të kenë qëllim parësor të tyre, ruajtjen dhe garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë, e cila do të reflektojë, sigurisht në forcimin e shtetit të së drejtës, jo vetëm në vendet përkatëse, por dhe në rajon, ashtu dhe duke krijuar, në vendet pjesëmarrëse unifikimin e standardeve dhe praktikave më të mira si për sa i përket etikës dhe në procesin disiplinor ndaj gjyqtareve dhe prokurorëve. Konferenca e Rrjetit e mbajtur në Tiranë zgjodhi organet drejtuese të tij, Presidentin e rrjetit, bordin drejtues, zgjedhja e të cilave do të shërbejë në rritjen e dhe efikasitetit e funksionimit të këtij rrjeti në përmbushjen e vizionit dhe qëllimit për të cilin ky rrjet është krijuar. Sekretariati i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor, do të këtë selinë në Hungari. Pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor u bë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili nënshkroi edhe Kartën e anëtarësisë në këtë organizëm. Në përfundim u vendos që sekretariati i rrjetit të ketë një afat tre vjeçar nga 2 vjeçar ashtu si dhe konferenca e radhës e rrjetit do t’i zhvillojë punimet e saj në Romë, Itali.
Sigal