UNESKO do të shpallë edhe pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit “Trashëgimi botërore”

535
Alessandra Balsamo në Ohër na ka thënë se, Komision i UNESCO-s, që do të trajnojë ekspertët ambientalist, në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit me kriteret për aplikimin e pjesës së Liqenit të Ohrit, që i takon Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e projektit të UNESCO-së. Ashtu si dhe pjesën tjetër të liqenit, që i takon Maqedonisë, të cilën e ka shpallur që në vitin 1982, si trashëgimi botërore, që ruhet nga UNESCO. UNESCO i ka kërkuar që në vitin 1982 palës shqiptare që t`a futi dhe pjesën shqiptare në trashëgiminë botërore, por udhëheqja e atëhershme komuniste nuk pranoj me gjithë përpjekjet që ka bërë atëherë. Kështu delegacionit të UNESCO-s në vitin 1982, i ngeli projekti në dorë, madje ishte planifikuar që përveç liqenit, UNESCO të merrte mbrojtje edhe parkun e Drilonit dhe burimet e Drinit. U deshën plot 33vjet, që UNESCO të vijë përsëri në Pogradec dhe të miratojë dhe pjesën shqiptare të Liqenit “Trashëgimi botërore” që ruhet prej saj. Specialistja tjetër e UNESCO-s, Luiza de Marko thotë për gazetën “Telegraf “ se, është një ngjarje e madhe që kjo ide e kamotshme të bëhet realitet dhe shpresë optimiste për palën shqiptare, që përafërsisht deri në fund të vitit kalendarik, kjo pasuri natyrore të bëhet pjesë e mbrojtjes së UNESCO-s, ashtu si pjesa e Liqenit të Ohrit, që i takon Maqedonisë. Është shumë e rëndësishme që ajo që propozohet nga UNESCO, që të bëhet zgjerimi dhe mbrojtja e tërësishme e Liqenit të Ohrit, jo vetëm në pjesën maqedonase, por edhe në atë shqiptare është mirëpritur nga pala shqiptare dhe na obligon që të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e duhura për të garantuar mbrojtje maksimale të Liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha. Me shpalljen e Liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore, përfundimisht krijohen edhe parakushtet për harmonizimin e legjislacioneve të dy vendeve, Maqedoni e Shqipëri, për mbrojtjen e përbashkët të Liqenit të Ohrit. Kështu do të krijohen edhe mundësitë e veprimit të përbashkët për zgjidhjen e problemeve ekologjike që paraqiten dhe që në të ardhmen mund të paraqiten në Liqenin e Ohrit, që vlerësohet se vjetërsia e këtij Liqeni tektonik është mbi 4 milionë vjet. Nga ana tjetër, Aleksandro Balssamo ka theksuar se, incidentet ekologjike do të frenohen në të ardhmen, por ndaj tyre do të veprohet e reagohet në mënyrë institucionale, duke marrë masa të duhura ndaj atyre që nuk respektojnë këto norma dhe dispozita mbrojtëse, duke shqiptuar edhe dënimet meritore, në interes të mbrojtjes së plotë të Liqenit të Ohrit. Ekspertët e UNESCO-s, që kanë mbërritur në Ohër, duke përgatitur dokumentacioni pritet të vijnë në Pogradec pas shpalljes Trashëgimi botërore e UNESCO-s, për të mbrojtur maksimalisht Liqenin e Ohrit, me ekspertët e ndryshëm, përfaqësuesit e institucioneve kompetente, ndërmarrjeve publike dhe shoqatat ambientalistë, kanë ngritur iniciativën për mbrojtjen me ligj të bregut të Liqenit të Ohrit si dhe fondit të peshkut, që peshkohet pa kurrfarë kriteri. Po ashtu ata angazhohen për sistemit të kolektorit përgjatë gjithë vijës liqenore në të dyja anët e kufirit bashkë me shfrytëzimin turistik të Liqenit që sjell edhe leverdi materiale, por do të mbrohet nga dëmtimet dhe deformimet e ish-lokaleve tashmë të prishura në zonën e Hudënishtit, që kanë betonuar bregun, duke i bllokuar liqenit jashtëqitjen e tij. Vetëm pjesa shqiptare ka nga fshati Lin deri në Tushemisht 5,8 km breg të betonuar.
Bardhyl Berberi 
Sigal