Unaza e Vogël, ja rrugët e bllokuara

708
Me qëllim mbarëvajtjen e punimeve për ndërtimin e projektit të Unazës së Vogël, Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi i automjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në rrugën e “Dibrës”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës më poshtë:
– Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti rruga “Dibrës” me rrugën “Luigj Gurakuqi”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
– Në kryqëzimin e rrugës “George.W.Bush” me rrugën “Luigj Gurakuqi”, drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.W.Bush”, drejtim i detyruar drejt.
– Rruga “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Barrikadave”, me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.
– Segmenti pas pallatit të Kulturës, ana veriore e saj, do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.
– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën pas pallatit të Kulturës, drejtim i detyruar drejt dhe djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës sheshi “Skënderbej” me rrugën “Luigj Gurakuqi” te xhamia, drejtim i detyruar drejt.
– Segmenti i rrugës “Qemal Stafa” nga rruga “Barrikadave” deri te rruga Saraçeve do të ketë akses hyrës vetëm nga rruga “Kostandin Kristoforidhi”.
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
– Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës.
– Stacioni ekzistues te rruga “Barrikadave” kalon te segmenti rruga e “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Bardhok Biba”.
Sigal