Unaza e Re, IKMT: Shembjet në Shkozë, konform ligjit

604
Sigal

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vlerëson se shembja e banesave në Shkozë është konform ligjit.

“IKMT ka planifikuar shembjen e 16 objekteve me funksione të ndryshme 1,2 dhe tre kate+nëntokë. Kjo në kuadër të projektit “Unaza Lindore” Tiranë, Lot 3 (Shkozë).Veprimet e IKMT janë bazuar në ligj dhe kanë nisur pas vendimeve për përjashtim nga legalizimi të këtyre objekteve si dhe pas trajtimit me bonus qeraje nga Bashkia e Tiranës, të familjeve”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Po ashtu IKMT thotës se objektet janë boshatisur vetë nga poseduesit e tyre dhe janë gati për shembje. Deri tani janë shembur katër objekte.