Unaza e Madhe, banorët romë kundërshtojnë prishjen e banesave nga IKMT

600
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për shembjen e disa objekteve pranë Pallatit me Shigjeta ku do të kalojë Unaza e Madhe.
Banorët, pjesa më e madhe e komunitetit rom kundërshtojnë këtë ndërhyrje pasi deklarojnë se banesat i kanë në proces legalizimi dhe shprehen mosbesues për shpronësimin e tyre.
“Po na nxjerrin në rrugë. Nuk kemi ku të shkojmë. Jemi në proces legalizimi po askush nuk do të na shpronësojë” thonë banorët të cilët kërcënojnë dhe me veprime ekstreme.
Sigal