Ulza, qyteti që i dha dritë gjithë shqiptarëve, sakrificat për ndërtimin e HC

2468
Veterani i hidrocentralit te Ulzës, Sefer Kola sjell për lexuesin e “Telegraf”, historinë e një vendi të vogël, por me fuqi të madhe të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike
Qyteti i Ulzës është 60-vjeçar. U ngrit në territorin e ish-fshatit Ulzë e vjetër, në pjesën e sipërme të lumit Mat. Emri i këtij qyteti është i lidhur me gjithë Shqipërinë, me dritën, atë dritë që shqiptarëve ua patën ndaluar në shekuj pa mbarim, duke mbajtur në errësirë net të gjata. Punimet për ndërtimin e hidrocentralit të Ulzës nisën 65 vjet më parë, më 11 janar 1952. Sipas projektit u ndërtua fillimisht rruga Milot-Ulëz-Burrel, duke i paraprirë rrugës së dritës. Erdhën punëtorë e specialistë nga Mati, Mirdita, Dibra dhe gjithë Shqipëria. Në kohë rekord përfunduan punimet. Kjo rrugë lidhte fshatrat përreth dhe të zonës së Shkopetit, ku pas ndërtimit të hidrocentralit të Ulzës do të ngrihej dhe i Shkopetit. Banorët e Ulzës nuk mund ta harrojnë asnjëherë se si nisi ndërtimi i kantierit, se si u gjallërua ajo jetë, që ndër shekuj nuk kishte parë aq shumë gjallëri, se si u ngrit qyteza e minatorëve, emër ky që do t’i mbetej si përkëdhelje qytezës së dritës. Në këmbët e qytezës do të shtrihej sipërfaqja e liqenit, ku gradualisht do të grumbullonte një volum uji prej 360 milionë m3. Kjo nxori në dritë sipërfaqen e liqenit që zë një hapësirë prej 13.5 km2. Ajo që e mban mbi shpatulla këtë volum uji është diga me një lartësi 64 m. Volumi i betonit të hedhur në digë është 260 mijë m3. Për ndërtimin e saj kanë punuar 2900 punonjës specialistë e kuadro për një periudhë 6-vjeçare. Diga ka edhe portat e shkarkimit me një aftësi shkarkuese 3200 m3 në sekondë. Të katër agregatet e hidrocentralit përbëjnë fuqinë e prodhimit prej 25 mijë kë në orë. Nuk mund të harrohen drejtuesit e parë, ata specialistë që bënë aq shumë sakrifica në ndërtimin e veprës. Nuk e harrojmë drejtorin e parë të ndërtimit Rahman Hanku, kryeinxhinierin Hysni Dine, drejtuesin e punimeve Emin Musliu. Janë të shumtë kuadrot e specialistët që kontribuan ndër vite për ndërtimin e shfrytëzimin e hidrocentralit të Ulzës, si më poshtë: Ndue Menga, Mëhill Kaca, Zef Kalthi, Rexhep Kola, Mëhill Fufi, Ndue Kulla, Gjet Zogu, Mushir Brinja, Murat Hysa, Mushir Brinja, Ismail Keta, Gjin Rica, Din Likseni, Gjokë Shpani, Bilal Smark Gjini, Gjergj Limaçi, Han Gjoka, Nikoll Lala, Nikoll Rabeli, Nikoll Gjergji, Pren Gjeçi, Xhemal Ndregjoni, Sabri Kurti, Tofik Proseku, Abedin Uka, Ali Bushi, Serjan Brinja, Preng Fili, Liman Mersini, Veli Lika, Ferat Ismaili, Qerim Lame etj. Ulza për dekada u kthye në “Universitetin e praktikës” për shumë inxhinierë, të cilët u diplomuan në auditorë, por shumë njohuri të zbatimit të punës i morën këtu në Hidrocentralin e Ulzës dhe pastaj u shpërndanë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si drejtues. Po përmendim disa prej tyre: Bukurosh Peza, Nuredin Pumo, Robert Harito, Telemak Theodhosi, Jorgji Zaho, Tonin Simoni, Fatmir Meçule, Jorgo Kristani, Todi Trebicka, Man Gjongeci, Agim Ahmeti, Frrok Gjoni, Josif Bendo, Ali Heta, Esat Rama, Anastas Dano, Fatjon Tungu, Agim Serbi, Haki Mustafa, Gëzim Kurti, Mustafa Pistolja, Fatmir Allapi, Leonidha Tile, Gani Gjini, Agron Meçe, Gjok Medha, Zaudin Kadria, Marjan Kulla, Artan Gjongeci, Besnik Meçe, Nadire Marku, Hajdar Kurti, Flora Dauti, Shpresa Hyseni, Sokol Muceku, Hajredin Tahiri, Besim Sula, Artur Kavalli, Xhelal Nuzi, Rifat Minxhozi etj. 

Për ndërtimin e hidrocentralit u harxhuan 150 milionë lekë dhe 3 milionë dollarë. Drejtor i parë i shfrytëzimit ishte ing. Bukurosh Peza. Gjatë 6 viteve të ndërtimit të hidrocentralit të Ulzës dhanë jetën 19 vetë. Inaugurimi u bë më 11 janar 1958. Për montimin dhe shfrytëzimin kanë punuar Spiro Kotro, Jorgji Zaho etj. Përfundimi i tij dhe lidhja me rrjetin elektrik, me tension 110 kilovolt, bëri të mundur krijimin e sistemit unik energjetik të vendit, që drejtohej nga qendra dispèçer në Tiranë. Dispeçerët e parë të sistemit elektro-energjetik ishin Bardhyl Belishova, Pavlo Azduriani, Shaqir Shehu e Llazar Papajorgji, ndërsa kryedispeçer Josif Popa. Elektrifikimi i vendit tonë, i cili përfundoi më 25 tetor 1970, pati si bazë furnizimin me energji pikërisht nga hidrocentralet Ulzë e Shkopet. Në vitin 1977 shteti ynë ra. Nuk funksiononte as policia, as ushtria. Çdo gjë ishte jashtë kontrollit. Por punonjësit e energjetikës nuk u dorëzuan. Ata punuan 24 orë pa ndërprerje, që populli të furnizohej me energji elektrike pa ndërprerje. Rojet e hidrocentralit të Ulzës njoftuan se po sulmohej objekti nga disa të rinj për të shkatërruar digën me lëndë plasëse, sepse ishte ndërtuar në kohën e komunizmit. Në një kohë që punëtorët elektrikë dhe mekanikë po punonin në digë, brenda 24 orëve rresht pa ndërprerje. Pas njoftimit të rojës së digës së hidrocentralit morën armët në mbrojtje të saj, deri dhe mitraloz 12.07 mm. Ata punonin me turne në mbrojtje të hidrocentralit, kurse të tjerë shkonin në punë të stresuar, nën krismat e armëve. Me vete merrnin bukën dhe pushkën. 

Sefer Kola,
veteran i HC, Ulzë
Sigal