Ulet ndotja e ajrit, Bashkia e Tiranës nxit qytetarët të lëvizin pa makina

934
Bashkia e Tiranës thotë se ndotja në kryeqytet po ulet. Disa matje të bëra në javët e para të 2017-s dhe disa shifra të bëra publike nga ky institucion, tregojnë se niveli i grimcave mikroskopike që tregojnë ndotjen ka qenë më i ulet në ajër.
Kryeqyteti rezulton te jetë qendra urbane më e ndotur e Shqipërisë, shkaktar kryesor të ndotjes së ajrit të saj, tej standardeve të BE-së ka automjetet.
Ky përfundim del nga matjet e bëra nga java në jave, ku ndotja e ajrit është ulur me 10 përqind.
Por tregues gjatë këtyre matjeve kanë qenë fundjavat. Në këtë periudhë të javës, Tirana rezulton të ketë më pak qarkullim të automjeteve dhe si rrjedhojë edhe niveli i ndotjes është më i ulët.
Bashkia, në një deklaratë për mediat, pas kryerjes së këtyre matjeve nxit qytetarët që të lëvizin sa më pak me automjete në Tiranë.
Në ndihmë të uljes së ndotjes, ky institucion thotë se ka nisur ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuar për biçikletat. 
Sigal