Ulet me urgjencë avioni Romë- Tiranë, në bord edhe Aleksandër Frangaj dhe Samir Mane

533
Avioni i linjës Romë-Tiranë i orës 15:45 është kthyer me urgjencë në Romë pak minuta pas ngritjes.
Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një defekt teknik.
Në bordin e tij ishin 170 pasagjerë shqiptarë. Mes tyre në biznes klas kanë qenë edhe drejtori i përgjithshëm i “TvKlan”, Aleksandër Frangaj dhe biznesmeni Samir Mane me familjet, raportojnë burimet. Avioni u ul pa probleme duke marrë duartrokitjen e pasagjerëve.
Sigal