Ulen temperaturat, ja kur priten reshjet e dëborës

712
Fundjava pritet të jetë me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.
Sipas Meteoalb, ditën e sotme do të ketë vranësira të shpeshta që do të shfaqen në gjithë vendin.
“Në mbrëmje vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore”, informon Meteoalb
Meteoalb thotë se temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës.
Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës.
Sigal