Ujësjellësi i Tiranës, vazhdon “betejën” kundër qytetarëve me fatura abuzive, ujë me “pikatore” e të ndotur

570
Banorët e Tiranës, kanë bërë dje një denoncim publik, lidhur me faturimet abuzive me vlera të mëdha jashtë sasisë reale të ujit që ata kanë harxhuar. Por kjo është pjesa që Ujësjellësi e ka “zakon” abuzimi, duke zhvatur qytetarët. Edhe pse ndryshuan ekipet drejtuese të kësaj ndërmarrje problematike, nuk ka ndryshuar “avazi”. Afro 7 muaj më parë, gazeta “Telegraf” bëri një investigim të plotë, lidhur me abuzimet financiare dhe praktikën skandaloze të shërbimit, që kishte si tregues shqetësues, madje alarmant cilësinë e keqe të ujit, ndotjen e tij ekstreme, faturimet e larta, gjobat fiktive, investime që bëheshin sa për fekt tenderësh që fitoheshin prej atyre që ishin klient të njerëzve të pushtetit. Po sot, pas 7 muajve nga ai denoncim që ka bërë gazeta jonë, cila është gjendja? 

Nuk ka asnjë ndryshim. Ujësjellësi i Tiranës, po vazhdon “betejën” e pandalshme e abuzive kundër qytetarëve me punonjës e zyrtarë që regjistrojnë fatura abuzive, që lëshojnë ujë me “pikatore” dhe të ndotur deri në atë nivel, sa “ngordh edhe lopa” nëse e pi! Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, vazhdon të jetë e të funksionojë si “moçal” që edhe ato 1-2 orë që lëshon rubinetin, çon tek konsumatori ujë të qelbur e kancerogjen. Uji në Tiranë është i ndotur, i tej-mbushur me baktere që “vrasin” shëndetin dhe jetën e banorëve të Tiranës. Ju “efendikojt” e Ujësjellësit të Tiranës, deklaroni se uji është i pastër. Deklaroni se bëni analizat e ujit, por në fakt shqiptarët e dinë mirë se çfarë uji u çoni në familje dhe se si çfarë analizash bëni! Nuk e dimë nëse drejtoria e Shëndetit Publik, pranon falsitetin që deklaroni ju, se uji qenka i pastër si në vendet e BE, por gazeta “Telegraf” disponon disa raporte të ISHP që deklaron se uji është me ndotje katastrofike në 90% të zonave të Tiranës. mjafton vetëm një fakt: Nëse uji është kaq i pastër sa ulërini ju, përse nuk e pini edhe ju në shtëpi e në zyra, por e blini ujin në treg?! Në vijim gazeta “Telegraf” do të bejë publike të gjitha abuzimet që bëhen në UKT dhe që bëhen prej saj.
Sigal