Ujësjellësi i Tiranës, “moçal” abuzimesh me prokurimet

659
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, prej vitesh e zhytur në “kanalet e pista” të korrupsionit, prej 23 vitesh e kthyer në një “kuçedër” që ka bllokuar furnizimin e Tiranës me ujë, prej 23 vitesh e kthyer në një basen që edhe ato 1-2 orë që lëshon rubinetin, çon tek konsumatori ujë të qelbur e kancerogjen, ka reaguar dje ndaj denoncimit të bërë prej gazetës “Telegraf”, lidhur me masakrën që kjo ndërmarrje po bënë me ujin si sasi dhe si cilësi. Eshtë e drejhta e tyre të reagojnë dhe ne po e publikojmë të plotë këtë reagim. Ajo që bënë përshtypje në reagimin e UKT është fakti, që “Kuçedra” UK-Tiranë, reagon duke mohuar vetëm ndotjen e ujit të (pa)pijshëm, por nuk mohon faktin që Tirana po digjet për ujë, nuk mohon krimin ekonomik-financiar që bëjnë “bajraktarët” që kanë marrë peng dhe po shkatërrojnë këtë shërbim gjigand. Në fakt,, uji në Tiranë është i ndotur, i tej-mbushur me baktere që “vrasin” shëndetin dhe jetën e banorëve të Tiranës. edhe pse mohohet, fakti është ky: uji që lëshon “moçali” UKT nëpër familje, biznese ushqimore, mensa konviktesh, kopshte e çerdhe fëmijësh, nëpër furra buke, restorante, spitale e kudo ku flitet për ushqim masiv për popullatën është ujë i infektuar rëndë, madje më tepër se në Somali. Nëse ju agallarët e UKT keni guxim dhe doni të vërtetën ejani dhe bëjmë së bashku analizët e ujit! Përsa thoni që ju bëni analizat e ujit, shqiptarët e dinë mirë se çfarë uji u çoni në familje dhe se si çfarë analizash bëni! Nuk e dimë nëse drejtoria e Shëndetit Publik, pranon “çmendurinë” dhe komikllëkun që deklaroni se uji qenka i pastër si në vendet e BE, por gazeta “Telegraf” disponon disa raporte të ISHP që deklaron se uji është me ndotje katastrofike në 90% të zonave trë Tiranës. mjafton vetëm një fakt: nëse uji është kaq i pastër sa ulërini ju, përse nuk e pini edhe ju “efenedilerë” të UKT në rubinetat e zyrave tuaja, por e blini ujin në treg?! Ne nuk e dimë, se kush është “profesori” që e ka hartuar reagimin e dërguar në gazetën “Telegraf” ku mohonndotjen e ujit të qelbur edhe me fekale që lëshohet në rubinetat e Tiranës, por dimë faktin e pamohueshëm, që edhe zëdhënësi i shtypit i UKT, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kajro, besojmë se e di mirë që edhe në zonat periferike të Egjiptit, uji është 10 herë më i pastër se 1-2 orë ujët që UKT furnizon Tiranën. 
Ja 15, nga 50 faktet e “llumit” të ndotjes e korrupsionit me ujin, që ka zbuluar KLSH në Ujësjellësin e Tiranës
Pa bërë asnjë koment, sot po publikojmë faktin që Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, përveçse çon tek konsumatori vetëm nga 1 e 2 orë në ditë ujë në ditë dhe atë “pikë ujë” që çon e shoqëron me ndotje, me klor në sasi “vrasëse” e madje edhe me “meze” brenda (fekale), është e qelbur edhe në abuzime financiare. Këtë nuk e thotë gazeta “Telegraf”, të cilën Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës në mënyrë komike e të turpshme e akuzon se po “shpif e p përhap panik që uji në Tiranë është i qelbur e me rrezik për jetën”. Në fakt., Ujësjellësi e furnizon Tiranën me ujë të qelbur, deri në atë farë derexheje, sa nuk pijnë as lopët e disa drejtuesve të lartë të UKT që kanë stalla në Bathore, Paskuqan e Kamzë, mbasi “i zë diareja”. Fakti është ky: UKT e Tiranës është kthyer nga ndërmarrje ujësjellësi, në moçal korruptiv, mbi krimin ekonomik-financiar të së cilës nuk po vepron drejtësia. Këtë nuk e thotë gazeta “Telegraf”, por një raport përfundimtar i Auditimit të ushtruar në SHA Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me objekt “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare” për periudhën 01. 01. 2011 deri më 31.12.2013) me Vendimin e KLSH për kontroll, Nr. 96 datë 01. 08. 2014, konfirmuar me shkresën Nr. 325/10 datë 01. 08. 2014, dërguar zotit Fatbardh Islamaj, Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. Çfarë thotë raporti i KLSH? 
1. Nuk janë miratuar ndryshimet në planin e zhvillimit në Këshillin Mbikëqyrës dhe nuk janë ndjekur të njëjtat procedura si në rastin e miratimit të programit fillestar të shoqërisë, veprime këto në kundërshtim me pikën 7, të Rregullores së Brendshme të UKT sh.a, Kreu II, “Miratimi i Programit ekonomik të zhvillimit”. 
2. Nuk janë reflektuar ndryshime në zërat e shpenzimeve në programin ekonomik vjetor dhe raportimet mbi realizimin e treguesve ekonomik e financiar që paraqiten në këshillin drejtues të shoqërisë, janë vetëm me të dhëna në tabela, pa analiza të hollësishme mbi shkaqet dhe faktorët që kanë ndikuar në arritjen e objektivave të shoqërisë, për pasojë nuk janë evidentuar personat përgjegjës, si dhe nuk janë propozuar masat për të rregulluar gjendjen në të ardhmen. 
3. Treguesit e performancës të shoqërisë për raportet prodhim-furnizim-shpërndarje-faturim dhe faturim-arkëtim, janë më të ulëta, në krahasim me treguesit e planifikuar, kjo gjë nuk ka dhënë efekte pozitive në të ardhura pasi totali i ujit të faturuar kanë rënë në masën 9% në krahasim me planifikimin. 
4. Janë rritur humbjet e ujit në rrjet në masën 163.63%, si pasojë e keq menaxhimit dhe abuzimit të matjes së sasisë së ujit të prodhuar, që rezulton me mosrealizim në faturim edhe nga rritja e sasisë së ujit të ndotur në rrjet
5. Plani i punës, investimet dhe treguesit e të ardhurave, janë miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i UKT sh.a, veprim ky në kundërshtim me Ligjin Nr. 9901, datë 14. 04. 2008, me neni 23 të Statusit dhe me Rregulloren e Brendshme të shoqërisë. 
6. Ka tregues fiktiv në përllogaritjen e sasisë së ujit që humbet nga lidhjet e paligjshme që janë në rrjetin aktual që administrohet nga shoqëria, pasi janë futur në humbje dhe shpërdorimet e ujit nga lidhjet e paligjshme dhe nga mosfaturimi i ujit të cilat janë konsideruar si humbje tekniko-ekonomike.
7. Ka pasaktësi në sasinë e ujit të prodhuar, pasi prodhimi sipas ustallarëve të UKT, vlerësohet me “kapërdredhësa”, që në gjuhën e hajdutëve të miliardave të fituara prej shitjes së ujit të qelbur, do të thotë kështu: ”Nuk ka tregues real e konkret sistematik për monitorimin e nivelit të arkëtimit, me qëllim përmirësimin e treguesve cilësor të faturim-arkëtimeve, si dhe nuk janë shfrytëzuar të gjitha burimet njerëzore në rritjen e faturimit të ujit dhe në përmirësimin e cilësisë së ujit te konsumatorët dhe për vitin 2012, nga sasia totale e ujit të prodhuar në sasinë 104 milionë, 718 mijë e 787 m3, nuk janë faturuar 50 milionë, 428 mijë e 787 m3 ujë, sasi e cila e vlerësuar me kosto prodhimi për njësi (për 5.512 lekë/m3), që rezulton në shumën 2 miliardë e 779 milionë lekë “zhdukje” nga të ardhurat e ujësjellësit. 
8. Për vitin 2013, nga sasia e ujit të prodhuar në sistem për 108 milionë, 912 mijë e 439 m3, nuk janë faturuar 53 milionë, 758 mijë e 716 m3 ujë, vlerësuar me kosto prodhimi për njësi (për 4.677 lekë/m3), që rezulton me shumën 25 miliardë e 142 milionë lekë “zhdukje” nga të ardhurat e ujësjellësit. Kjo vlerë është e ardhur e munguar dhe “e harruar” në bilancin financiar të Ujësjellësit të Tiranës. 
9. Janë rënduar në mënyrë të padrejtë shpenzimet e shoqërisë, për vlerën e mjeteve kryesore rikupero në shumën 8 milionë e 7618 mijë lekë, pasi nuk janë kthyer në magazinën rikupero
10. Si pasojë e parregullsive dhe pasaktësive në dokumentacion e pagesave me bankë dhe pas verifikimit në terren të punimeve të kryera konstatohet se, firma zbatuese “……..”, sh.p.k., ka përfituar më tepër në mënyrë të padrejtë për punime të pa kryera të certifikuara nga mbikqyrësi i punimeve ( shefat e Ujësjellësit), në vlerën 2 milionë, 488 mijë 088 lekë, duke shkelur me urdhër zyrtar të drejtuesve paragrafin e tretë të nenit 7, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, në kundërshtim me Udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr.3, datë 15.02.2001, ”Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika 17, për parregullsitë në dokumentacionin të pagesave me bankë janë në kundërshtim me nenin 12 “Përgjegjshmëri menaxheriale e nëpunësit zbatues”, pika (e) dhe (dh), të ligjit nr.10296, datë 8.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, dhe me pikën 35, kapitulli “Dokumentimi i lëvizjes së aktiveve”, të Udhëzimit nr 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”. 3 Për eliminimin e këtyre shkeljeve dhe parregullsive rekomandojmë: Për Këshillin Mbikëqyrës te Ujësjellës Kanalizime, Tirane: 1. 
11. Janë bërë blerje në vlera të konsiderueshme me procedurën e prokurimit me vlera të vogla në vlera të konsiderueshme për grup artikujt, pa zbatuar procedurat e tenderimit, si: “Materiale hidraulike” në shumën 62 milionë, 369 mijë e 976 lekë. 
12. Janë bërë blerje në kundërshtim me ligjin për “pjesë këmbimi e shërbime për automjete” në shumën 90 milionë, 755 mijë e 040 lekë, “materiale elektrike” në vlerën 13 milionë, 101 mijë e 092 lekë, “kancelari” në shumën 2 milionë, 633 mijë e 355 lekë, “materiale ndërtimi” në shumën 2 milionë 548,000 lekë, etj. Tejkalimi i kufirit monetar prej 400,000 lekësh për një vit kalendarik ka ndodhur edhe për raste të blerjes të një artikulli si për shembull në 10 raste të analizuara në shumën 14 milionë, 080 mijë e 222 lekë. 
13. Janë blerje me procedurat e prokurimit, me vlera të vogla, ku malli apo shërbimi është një e tërë, por blerja është kryer me 2 procedura prokurimi për një objekt, duke copëtuar fondin, si për shembull për 3 raste në shumën 20 milionë, 311 mijë e 590 lekë. 
14. Janë kryer blerje me procedurat e blerjeve me vlera të vogla për shërbimin “hartim dhe përgatitje të projekt-studimeve teknike” për investime të kryera në objekte të ndryshme në vlerë totale 30 milionë e 330 mijë lekë, procedurë kjo në shkelje të plotë të ligjit, mbasi e tejkalon kufirin monetar prej 400 mijë lekë, të lejuar për prokurim me këtë procedurë në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”të ndryshuar nenit 13, VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”i ndryshuar Kreu i VI pika 2/a “Prokurimi me vlere të vogël”,pika 3 “Shërbimet e konsulencës” dhe Udhëzimit të APP nr. 2, datë 18.02.2008 “Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla” të ndryshuar. Këto projekte nuk janë bërë hyrje në magazinë në kundërshtim me ligjit nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” neni 12 dhe me UMF nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik” kapitulli “Dokumentimi i lëvizjes së aktiveve”. 
15. Janë kryer pagesa në 6 raste në vlerën 7 milionë, 52 mijë e 836 lekë për blerje mallra dhe shërbime, për të cilat e ekziston Urdhër-prokurimi si një “copë letër”, por mungojnë praktikat e procedurave të prokurimit të blerjeve me vlera të vogla, ose kanë mangësi në procedura në kundërshtim me VKM nr. 1 datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,Kreu VI pika 2 dhe Udhëzimit të APP nr. 2, datë 18.02.2008 “Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla” të ndryshuar. 
Sigal