Ujësjellësi i Tiranës “këshillon” se si duhet paguar vjedhja që u bëri qytetarëve

735
Ndërmarrja e Ujësjellësit Tiranë e cila nëpërmjet një reprezalje mbifaturimesh fiktive vodhi 2.1 milionë dollarë lekë të qytetarëve për ujin me sasi të faturuar deri në 10-15 herë me tepër se sa konsumi real, nxori dje një njoftim shtypi, nëpërmjet të cilit “këshillon” qytetarët e vjedhur se si duhet ta paguanin vjedhjen që u ka bërë! Sipas njoftimit, qytetarët duhet të paguajnë faturën me vlerë fallco që u ka faturuar UKT, sipas një “metodike” po abuzive me dy variante: 
1. UKT thotë, se të gjithë konsumatorët që janë mbifaturuar në muajin janar 2016 dhe e kanë paguar faturën, nuk do të faturohen deri në likuidimin total të vlerës së paguar. 
2. UKT thotë, se të gjithë konsumatorët që janë mbifaturuar në muajin janar 2016 dhe që nuk e kanë paguar akoma këtë faturë, do të marrin një faturë me vlerë minus, bashkë me faturën e muajit shkurt dhe t’i paguajnë vlerat deri në datën 28 mars 2016. 
Mjafton të lexosh këtë njoftim dhe kupton se çfarë skandali vazhdon e “gatuan” UKT e Tiranës për të justifikuar dhe mbuluar vjedhjen e bërë e cila u zbulua dhe mbeti në tentativë për shkak të protestave të qytetarëve dhe reagimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj e të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në rastin konkret, UKT ka bërë krimin e vjedhjes flagrante të qytetarëve. Së pari, UKT pranon se ka vjedhur konsumatorët me mbifaturime fallco. Së dyti, ajo nuk ua kthen vlerat e vjedhura qytetarëve, por i “këshillon” (i detyron) të mos kërkojnë anulimin e faturave dhe kthimin e lekëve, por të pranojnë që UKT të quaj “të shitur” sasi uji për muaj e vite që nuk kanë ardhur akoma. Psh., një qytetar që bëri denoncimin në redaksinë e gazetës “Telegraf”, na tha se mbifaturimi i ujit që i është bërë nga UKT për muajin janar 2016 është i barabartë me faturën e 4 viteve. Pra, UKT i kam marrë lekët e pagesës së ujit deri në vitin 2020! Së treti, sipas njoftimit të UKT, pranohet se nuk ka pasur “sabotim kompjuterik” në serverin e UKT, por ka pasur mbifaturim të qëllimshëm e të urdhëruar, pa kontrolluar sahatet matës të ujit, siç e kërkon detyrimi ligjor dhe kontrata! Në të dy rastet, ka abuzim dhe skandal mbasi ose është akt i qëllimtë për vjedhje, ose është skemë e paramenduar për të mbledhur lekët e 1, 2 e 3 viteve brenda 1 muaji! Ndërkohë që i gjithë ky skandal u mbyll vetëm me largimin e drejtorit të UKT, drejtësia nuk po nis hetimet për skemën e vjedhjes së tentuar e të realizuar më faturat që iu dërguan qytetarëve, kur nga kjo vjedhje me mbifaturimet, vetëm taksa 20% TVSH është në vlerën 420 mijë euro! abuzimi vazhdon ende, mbasi në fatura nuk shënohet sasia e harxhimit sipas numëratorit tregues të sahatit. Në sahate mungon vula që tregon kolaudimin dhe sigurinë e sahatit. Në fatura vidhet duke taksuar me 20% TVSH edhe shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit, të sahatit e të largimit të ujërave të ndotur, kur këto nuk janë mall që shiten, por janë shërbime fikse detyrim i UKT, të cilat sipas ligjit nuk taksohen e madje nuk duhen paguar se prandaj vendoset çmimi i ujit vetëm me vendimin e UKT, pra sa e do UKT! Një tjetër problem është abuzimi që bëjnë faturistët e UKT, të cilët lëshojnë faturat nëpër shesh-pushimet e pallateve dhe nëpër dyert e jashtme të banesave private, duke mos bërë kontrollin e sahatit dhe faturimin e sasisë së konsumuar të ujit në prezencë të konsumatorit, siç e kërkon detyrimi kontraktor dhe raporti ligjor shitës-blerës! Dhe “qameti” që u ofron UKT qytetarëve të Tiranës është fakti që u çon ujë me “triskë” 3 herë në ditë nga 1 orë, ndërkohë që e ka detyrim t’i furnizojë 24 orë pa ndërprerje. E sikur të mos mjaftonte ky shqetësim, që detyron qytetarët të bëjnë ditë e natë “roje” tek rubineti i ujit në orën që e lëshon UKT, uji që u çohet qytetarëve është i qelbur, i përzierë me ujëra të ndotur të rrjetit të ujërave të zeza. Nuk janë as mangësi atonike, as paaftësi, por janë “njolla të zeza” që duhen zbardhur nga anti-krimi ekonomik dhe drejtësia, mbasi kanë lidhje të dukshme me abuzime të bëra me fondet publike dhe fondet e shoqërisë UKT në investimet që figurojnë të kryera në letra, por që mungojnë në… terren. Me njoftimin e djeshëm për shtyp të UKT, ku vjedhësi “instrukton” të vjedhurin se duhet të shlyej lekët që i ka vjedhur, drejtuesi i ri i Ujësjellësit të Tiranës, duket se nuk paska ndërmend të pastroj “Moçalin UKT”, por të vazhdoj po atë model pune që inskenoi dhe zbatoi paraardhësi i tij. 
Ja çfarë përcakton Vendimi Nr. 25, datë 08. 07. 2015 i Entit Rregullator të Ujit, “Për kontratën Model të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotur”
Tetë muaj më parë, me Vendimin Nr. 25, datë 08. 07. 2015 të firmosur e vulosur nga kryetari Avni Dervishi, shpallur në “Fletore Zyrtare” Nr. 130, datë 24 korrik 2015, Enti Rregullator i Ujit, ka bërë ndryshime në “Kontratën Model” të furnizimit të konsumatorëve me ujë dhe largimin e ujërave të ndotur. Kjo kontratë është dokument juridik i detyrueshëm për zbatim të plotë e korrekt nga palët Ujësjellës Kanalizime-Konsumator. Por edhe pse e ka detyrim ligjor, Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, nuk e ka zbatuar dhe nuk po e zbaton. Ja çfarë thotë vendimi: 
1. “Furnizimi me ujë llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet aparateve matëse. Operatori duhet të instalojë ujëmatësin për çdo Konsumator sipas legjislacionit në fuqi për metrologjinë.”. 
b) Operatori që ofron shërbimin e furnizimit me ujë, ka përgjegjësinë ligjore të bëjë të mundur kryerjen e verifikimit periodik për matësit e ujit nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, ose një person juridik i autorizuar nga kjo e fundit, sipas legjislacionit shqiptar për metrologjinë. 
Sigal