U shkruan Ambasadorëve – Denar Biba: Kam respektuar dekriminalizimin sipas Kushtetutës

508
Shqetësimin për përplasjen me Prokurorinë e Përgjithshme, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ia ka përcjellë ndërkombëtarëve dhe krerëve të institucioneve më të larta të vendit.

Letra e KQZ që mban firmën e kryetarit Denar Biba u është drejtuar presidentit të vendit, Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama si dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin, atij të SHBA, Donald Lu, ambsadorit të OSBE, Bernd Boshard dhe kreut të Zyrës së këshillit të Europës, Klaus Neukirch. Letra i është adresuar edhe Priokurorit të përgjithëm, Adriatik Llalla .

Ndërsa Prokuroria njoftoi nisjen e procedimit penal për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pretendimin për shkelje të ligjit të dekriminalzimit në rastin e deputetit Armando Prenga dhe dy kryetarëve të bashkive, KQZ të gjithë dokumentacionin për këto raste ua ka përcjellë institucioneve të larta në vend dhe ndërkombëtarëve.

Kreu i KQZ e ka përcjellë një ditë më parë bashkë me dokumentacionion përkatës. 

“KQZ ju siguron se veprimtaria jone për zbatimin e ligjit të dekriminalzimit është kryer dhe do vijojë të kryhet me përgjegjshmeëri të lartë e në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Prokuroria e kritikoi KQZ edhe për mungesë bashkëpunimi, por zëdhënësja Drilona Hoxhaj tha se në cdo rast kur Prokuroria ka dërguar informacion shtesë, KQZ nuk ka hezituar për asnjë çast dhe ka vendosur menjëherë ndërprerjen e mandateve të deputetëve, kryebashkiakëve apo këshilltarëve bashkiakë, duke e ftuar Prokuroinë të bëjë sërish të njëjtën gjë.
Sigal