U shiti protestuesve arkivolin, tatimorët i bllokojnë biznesin!

500
Sigal

Skandali në Vlorë

Nuk kanë të sosur paradokset dhe hakmarrja e pushtetarëve ndaj atyre që mendojnë, flasin apo dhe protestojnë kundër realitetit, por dërgojnë ‘sejmenët’ që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë për ndëshkim. Kështu ka ndodhur dhe me një pronar prodhim-tregëtimi arkivolesh në Vlorë ditën e djeshme, i cili dit më parë, u shiti disa qyetetarëve një arkivol e që protestuan me ‘të në rrugët e qytetit bregdetar kundër vendimit për prishjen e shtëpive pa u kompensuar. Askush, e asnjë mendje normale nuk do ta mendonte se ca zyrtarucë, me urdhër nga lart apo për besnikëri ndaj agallarëve të hakmerrej në këtë mënyrë. Burime për ‘Telegraf’ thonë se gjithçka ka ndodhur ditën e premte. Nëpunës tatimor, kanë trokitur në biznesin e shitësitësit të arkivolëve, pikërisht aty ku disa dit më aprë, u ble dhe arkivoli i protestës që për mënyrën e zgjedhur dhe reagimin ndaj shtetit, mendoj se do të mbahet gjatë. ‘Duke u paraqitur se po kontrollonin aktivitetin ligjor të tregëtarëve të akivolëve, kanë gjetur një sebep në dokumentacion (pretekst) dhe aknë marr vendimin për mbylljen e biznesit’- shtojnë burimet për ‘Telegraf’. Dhe pronari, përballë urdhërit të plotfuqishmëve të shtetit, nuk ka pasur rrugë tejtër. Ndonëse protesta (me arkivol) ja arriti qëllimit, pasi shteti u tërhoq e mori vendim për kompensime të banesave, hakmarrja primitive nuk vonoi, mbylli aktivitetin e arkivolshitësit!!