U pushuan nga puna, në protestë 32 sanitare në Kukës

549
Mëngjesin e sotëm u ngritën në protest 32 sanitare të spitalit rajonal dhe maternitetit të Kukësit, të cilat janë larguar nga puna. Ato kërkojnë rikthimin e tyre në punë, dhe për këtë janë njoftuar me postë. Mëngjesin e sotëm punonjëset sanitarë kanë protestuar përpara godinës së drejtorisë së spitalit, ku kanë kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin. Nga ana tjetër, ato kanë deklaruar se, largimi nga puna ka ardhur me motivacionin e “Shkurtimit të vendit të punës”, por në fakt ata janë zëvendësuar nga militantë partiakë. Ato thanë se do ta vijojnë protestën edhe në ditët e ardhshme.
Sigal