U plagosën gjatë peshkimit me dinamit, Policia nis procedimin penal ndaj dy peshkatarëve

800
Sigal

Pasi u plagosën teksa peshkonin me dinamit, telashet nuk kanë përfunduar për dy të rinjtë.

Policia ka nisur procedim penal ndaj tyre, për shkak të përdorimit të lëndës plasëse.

Peshkimi me dinamit në Shqipëri është i ndaluar.

Njoftimi i policisë

Sarandë,

Policia ka proceduar penalisht dy shtetasit R.Ll dhe M.G., 45 dhe 58 vjeç, me banim në Sarandë. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë filluar procedimin penal kundrejt tyre, pasi ditën e djeshme këta shtetas kanë qenë duke ushtruar peshkim të ndaluar me lëndë artizanale shpërthyese (helmuese) në Liqenin e Butrintit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit në fjalë. Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Peshkim i ndaluar”.

Dy peshkatarët u plagosën për shkak të përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen në spital duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.