U përplasën me policinë, arrestohen katër protestues kundër impiantit të plehrave në Fier

647
Katër persona që morën pjesë të hënën në protestë në Verri kanë rënë në pranga, ndërsa akuzohen se kundërshtuan punonjësit e policisë. Burime zyrtare nga policia e Fierit njoftojnë se kapën shtetasit; Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç, Zylyftar Delibashi, 67 vjeç. Sipas njoftimit të policisë arrestimi i tyre është bërë pasi: “Në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Vërri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal.
Sigal