U nda nga Xheni, fansat i hidhen në fyt Benardit

504
Pas publikimeve të trishta të Xhenit, u përhapën fjalë se ata të dy , më të preferuarit e publikut i dhanë fund dashurisë. 
Xheni dhe Benardi, dy ish banorë të edicionit të fundit të Big Brother fituan vëmnedjen e publikut me dashurinë e singqertë që shfaqën, por duket se kaq e patën dhe ata.
Fjalën e fundit e ka thënë Xheni. Ajo e cilësoi partnerin e saj si shumë ‘pak burrë’, madje Xheni la gjithçka për të qëndruar pranë tij dhe Benardi i paska kthyer shpinën. 
Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por postimet e ish banores janë të mbushura me trishtim. Nga ana tjetër fansat kanë sulmuar Benardin dhe e kanë cilësuar të pa drejtë ndarjen mes tyre.
Por për çiftin ka ende shpresë. Ata nuk kanë fshirë nga profilet e tyre postimet krah njëri-tjetrit. Gjithë enigma do të zgjidhet në spektaklin e ‘Dance with me’ pjesë e së cilës janë dhe dy të përfolurit. /Gazeta Express/ 
Sigal