U mërzitët nga shiu? Ska gjë, meteorologët kanë lajme të këqija gjithsesi

632
Duket se vera ka ikur përfundimisht, gjethet e para kanë filluar të bien dhe dita e sotme vërtetoi se tashmë jemi në vjeshtë.

Pjesa më e madhe e territorit u përfshi ditën e sotme nga vranësira të shumta dhe reshje lokale, të cilat do të vazhdojnë deri në pjesën e dytë të ditës.

Kjo, për t’ia lënë më pas vendin kthjellimeve, që do të zgjasin të paktën në 2-3 ditë edhe pse me rënie temperaturash.

Megjithatë, fundjavën e ardhshme do të rikthehen shirat e dendur që do të na shoqërojnë gjithë shtatorin.
Sigal