U kërkohet “timoni vetëm”, por 700 mijë shqiptarëve u jepet nga 30-75 lekë ndihmë ekonomike në ditë!

594
Përparim HALILI

Fakt pa koment, për ata që nuk pranojnë komente për varfërinë
• Premtimi për rritjen e ndihmës ekonomike për 98 mijë familjet në varfëri ekstreme dhe kategoritë në krizë sociale është shtyrë 3 herë në 6 muaj dhe përsëri premtohet se do të zbatohet në shtator 2017
Realiteti social ekonomik që ka ofruara dhe realizuar “Rilindja” në këto 44 muaj krye-qeverisje për familjet dhe individët që jetojnë në varfëri, duket haptazi që është tepër tallëse. Janë demagogji e plotë dhe përsëritur qysh prej 2013 kur iu besua pushteti, citatet që po recitohen në edhe në këtë fushatë votash prej “krye-rilindësit”, i cili po kërkon “timonin vetëm”. ndërkohë që krye-qeverisja e tij e korruptuar dhe e zhytur në trafik droge, ka varfëruar e grabitur ekstremisht shqiptarët, prej 30 ditësh po bëhen premtime tallëse, poshtëruese e denigruese për mirëqenie të lartë në katër vitet e dyta të pushtetit. Nuk pretendohet, që varfëria ekstreme që ka pllakosur 80% të shqiptarëve, mund të zhduket me “shkop magjik”, por nuk mund të vazhdohet më me magji elektorale për premtime false që nuk mbahen as në 1% të numrit dhe as në 000.1% të masës së tyre! Kjo ka ndodhur e vazhdon të ndodh me familjet e mjeruara, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike mujore prej buxhetit të shtetit. është nën pagesë ditore lëmoshë që nuk ka as fuqinë blerëse të një bukë, duke zbritur vlera e saj deri në 30 lekë në ditë për të varfrit deri në moshën 18 vjeç! E po kështu për femrat e trafikuara, për të moshuarit e braktisur e deri në 8000 lekë në muaj për familjet pavarësisht numrit të anëtarëve që kane , deri në 10 e mbi 10 anëtarë, secili duhet të ushqehet me 800 lekë në muaj, ose me 27 lekë në ditë, që është baras me një banane në ditë! A mund t’u premtohet ‘rilindje” ekonomike këtyre familjeve e personave, të cilët prej 4 vitesh janë lënë në mjerim? Ja tabela e ndihmës ekonomike që mendohet t’u jepet prej datës 1 shtator 2017, premtuar për t’ua dhënë në datën 1 nëntor 2016, shtyrë për në datën 1 mars 2017, shtyrë për datën 15 maj 2017 e së fundi shtyrë për në datën 1 shtator 2017. 
1. Pavarësisht nga përbërja e saj, masa maksimale e plotë e ndihmës ekonomike për familjen nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj edhe nëse përbehet nga 10 persona e më tepër 

2. Masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh është me këtë vlerë dhe me këtë vlerë ata do të trajtohen deri në moshën… 18 vjeç 

a) Për fëmijë trinjakë, 3000 (tremijë) lekë në muaj, për çdo fëmijë (100 lekë në ditë)
b) Për fëmijë katërnjakë, 4000 (katërmijë) lekë në muaj, për çdo fëmijë (133 lekë në ditë”
c) Për fëmijë pesënjakë, 5000 (pesëmijë) lekë për çdo fëmijë (169 lekë në ditë) 

3. Pagesa për viktimat e trafikimit është 3000 (tremijë) lekë në muaj dhe përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre (100 lekë në ditë).

4. Pagesa për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore, është 3000 (tremijë) lekë në muaj dhe jepet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendim gjykate . (100 lekë në ditë). 

5. Pagesa për çdo jetim është 3000 (tremijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në qendrat sociale, deri në çastin e punësimit të tyre (100 lekë në ditë). 

a) Pagesë 1800 (njëmijë e tetëqind) lekë për anëtarin e parë të familjes sipas renditjes në certifikatën familjare (60 lekë në ditë) 
b) Pagesë 1260 (njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekë për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç (45 lekë në ditë)
c) Pagesë 900 (nëntëqind) lekë për anëtarët që janë në dhe nën moshën 18 vjeç (30 lekë në ditë)

8. Kur në familje mbetet vetëm 1 anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është 1800 lekë (60 lekë në ditë)
9. Kur familja ka vetëm 1 anëtar, i cili është mbi moshë pune, pagesa e ndihmës ekonomike është 2600 lekë (85 lekë në ditë)

10. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 (treqind) lekë në muaj gjatë vitit shkollor (10 lekë në ditë) 

11. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit marrin një shtesë në masën 100 (njëqind) lekë, për çdo vaksinë të kryer (3.3 lekë në ditë)
Katër vite, pas premtimit për 300 mijë vende të reja pune
– Janë 123 mijë e 100 të rinj të aftë për punë, të moshës 18-20 vjeç.
– Janë 101 mijë e 342 të rinj të aftë për punë, të moshës 21-30 vjeç.
– Janë 179 mijë e 259 të rinj të aftë për punë, të moshës 31-35 vjeç.
– Janë 366 mijë e 878 persona të aftë për punë, të moshës 36-45 vjeç.
– Janë 234 mijë e 220 persona të aftë për punë, të moshës 46-55 vjeç
– Janë 109 mijë e 873 persona të aftë për punë, të moshës 56-65 vjeç.
Sigal