U kap me 350 mijë euro në Rinas, ja si i justifikoi paratë italiani

625
51-vjeçari italian M. Codoro i kapur dje në Rinas me 350 mijë euro, rezulton të jetë një biznesmen. Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve nga policia raportoi se i marrë në pyetje nga policia, biznesmeni ka deklaruar se paratë janë të ligjshme nga biznesi i tij. Ai ka thënë se i ka tërhequr në bankë por nuk i ka deklaruar.
“Unë jam biznesmen dhe paratë që kisha me vete janë të ligjshme, vijnë nga bizneset e mia. I kam tërhequr në bankë por nuk i deklarova”, mësohet të ketë thënë italiani.
Policia e Tiranës nisi procedimin penal në gjendje të lirë për 51-vjeçarin, i cili gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, në vijën e dytë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Policia ka referuar ngjarjen në prokurori për “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.
Sigal