U kap mat me 30 doza kokaine në çorape, më shumë se 2 vite burg për shqiptarin në Angli

724
Një trafikant droge shqiptar që u kap me 30 doza droge të futura në çorape është dënuar me më shumë se 2 vite burg. 23-vjeçari Admir Palushi, pa një vendbanim të caktuar, u kap nga policia e Londrës pasi fshihte dy telefona ndërkohë që drejtonte mjetin e tij Audi A6.
Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij më 16 dhjetor, oficerët gjetën 30 doza kokaine të futura në çorape si dhe një sasi të madhe parash.
Palushi u arrestua për trafik droge dhe do të përballet me akuza të tjera si mungesë dokumentacionesh. Palushi akuzohet edhe për mashtrim, pasi në fillim i tha policisë angleze se ishte grek duke i treguar një patentë false, ndërsa më vonë pranoi se ishte shqiptar.
Analizat e bëra në dokumentet e tij, dëshmuan se ishin false ndërsa mesazhet në telefon tregonin hapur tregtinë e drogës me klientë të ndryshëm të tij. Në intervistën me policinë, Palushi iu përgjigj “No comment” të gjitha pyetjeve ndërkohë që u tha atyre se nuk mbante mend asgjë, madje as ku jetonte.
Ai u burgos me 32 muaj burg nga Gjykata e Londrës
Sigal