U infektua nga sëmundja e malaries, ndahet nga jeta 35-vjeçari

489
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një 35-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak se ishte prekur nga sëmundja e malaries.

Mediat maqedonase kanë raportuar se 35-vjeçari u infektua gjatë një udhëtimi pune në Ganë. Ai ishte shtruar në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas punonjësve të spitalit Infektiv në Shkup, stafi mjekësor bëri gjithçka për ta shpëtuar por gjendja e tij vetëm u përkeqësua deri sa malaria i mori jetën.