U denoncuan nga LSI, 600 votuesit fiktivë në Vorë pritet të pyeten nga Prokuroria

513
Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje 600 votuesit e Vorës, që u denoncuan nga Lëvizja Socialiste për Integrim si të shtuar në mënyrë fiktive në listën e votuesve.
Ndërkohë mësohet se organi i akuzës ka nisur proçedim penal ndaj noterit të Vorës Shaban Gjoka, i cili akuzohet se ka firmosur kontratat fiktive të qerasë për këta persona.
LSI kërkoi fillimisht nga KQZ për të ç’rregjistruar këta votues, por kjo kërkesë u rrëzua nga KQZ, e cila tha se me çështjen duhet të merret Prokuroria.
Në Vorë gara u fitua nga kryebashkiaku aktual, kandidat i APPD-së Fiqiri Ismaili me një diferencë prej 138 votash, ndaj kandidatit të ASHE Luan Sallakut.
Fushata zgjedhore në Vorë ishte ndër më të tensionuarat, ndërsa ditën e votimit, proçesi u ndoq nga afër nga thuajse të gjithë Ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Sigal