U arrestuan për trafik droge, dënohen me 50 vite burg 7 shqiptarë në Angli

683
Një gjykatë në Angli ka dënuar me 50 vite burg 7 shqiptarë, të cilët ishin arrestuar për trafik droge.
Siç bëhet e ditur nga mediat britanike, shqiptarët u kapën me një sasi të madhe kokaine, ku kishin kohë që ishin pjesë e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike.
Hetuesit e policisë së Londrës kanë zbuluar se grupi në fjalë ka pasur një veprimtari të gjerë në shpërndarjen e kokainës, dhe dyshohet se ata kanë shpërndarë sasi të madhe kokaine në Londër.
Të pandehurit u shpallën fajtorë nga gjykata dhe u dënuan: Ergert Ibrihimi, 27 vjeç (13.11.1990), i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 4 vjet burg;
Gentian Rina, 21 (5.4.1996), banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg;
Vilson Elezi, 29 (2.6.1988), banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Ai u dënua me 8 vjet burg;
Damiano Kola, 21 (28.10.1996), nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg;
Klodian Rina, 20 (4.3.1997), banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.
Lulzim Ramadani, 31 (18.6.1986), banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.
Edison Zebi, 21 (12.7.1996), i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.
Sigal