U arrestua për vdekjen e komisarit, Berisha: Ahmet Doda është djali i dajës së Ballës

606
Sigal

Drejtori i Konvaleshencës në Durrës është një prej 9 personave të arrestuar si përgjegjës për viktimat e termetit të 26 nëntorit. Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se drejtori  Ahmet Doda, është djali i dajës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Sipas Berishës, me ndërhyrje nga lart, Doda së shpejti do të jetë i lirë.

Statusi i Berishës

“Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshences eshte djali i dajes se Taulant Bego Yaris.
-Ai eshte i ndaluar per vrasjen shteterore ne Konvaleshence te komisarit Bajram Hajdarmeta!

Pritet te lirohet me nderhyrje nga lart!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor, Ahmet Doda, personi i ndaluar eshte djali i dajes se Taulant Balles, njekohesisht njeri nga njerezit e tij me te besuar, i cili koordinonte fushaten e Taos ne Librazhd dhe Cermenike dhe ishte personi qe merrej me shperndarjen e parave per blerjen e votave ne dy votimet e fundit! Me shume mundesi, me nderhyrjen e Tao Taos, ai shume shpejt do te lere qeline dhe do te rikthehet perseri ne sherbim te Partise mavi! Kjo eshte Drejtesia qe ata kane ndertuar, vetem fasade!”

Kujtojmë se sot paradite, policia dhe prokuroria bënë të ditur se drejtori i shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda, është arrestuar si i dyshuar për shpërdorim detyre. Ai akuzohet se nuk mori masa pas termetit të 21 shtatorit, kur u dëmtua ndërtesa e Konvaleshences. Në termetin e dytë, të 26 nëntorit, godina u shemb duke i marrë jetën komisarit Bajram Hajdarmetaj.