U arrestua për terrorizëm, ja vendimi që mori Gjykata e Durrësit për rusin

168

Gjykata e Durrësit ka marrë sot vendimin për 34-vjeçarin rus Rasul Miklajev, të arrestuar në Shqipëri për terrorizëm.

Gjykata e qytetit bregdetar ka vendosur ekstradimin e tij për në Rusi. Shteti rus ka kërkuar ekstradim të tij, pasi e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

34-vjeçari nga Rusia, pjesë e ISIS që prej vitit 2013, u arrestua në Tiranë nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Shtetasi rus kishte mbërritur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku iu bashkua grupit terrorist duke qenë aktiv në luftimet kundër forcave qeveritare në Siri.

Rusi i arrestuar quhet Rasul Mislaev. Ndalimi i tij është kryer mbrëmjen e të enjtes në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karreç të Vorës, nga drejtoria e Antiterrorit e policisë së shtetit.
Mislaev ishte pjesë e grupit terrorist ISIS, që nga viti 2013, kur është larguar nga Rusia për në Siri.

Ai është i është bashkuar grupit, duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Rusi kishte hyrë në Shqipëri si emigrant i paligjshëm nga Greqia para 1 viti. Ai ishte ndaluar në doganën e Kakavijës, për kalim të paligjshëm kufiri.