U arratis nga burgu italian bashkë me shokun, shqiptarin ‘e tradhton’ një femër, kapet pas 54 ditësh

564
Pas rreth dy muajsh në kërkim është kapur në Romë shqiptari Osvaldo Marku, i arratisur bashkë me një tjetër të dënuar nga burgu i Civitavecchia më 30 korrik.
Shqiptari vuante dënimin për vjedhje e grabitje. Ajo që e tradhtoi dhe çoi në arrestimin e tij, ishte afrimi me një femër me të cilën kishte pasur një marrëdhënie në të kaluarën dhe tek e cila ishte kthyer duke i vajtur pas.
Arrestimi i Markut u bë i mundur nga efektivët e Njësisë Qendrore Hetuese të Policisë së burgut
Marku, 22 vjeç ishte arratisur më 30 korrik nga burgu i Civitavecchia bashkë me të dënuarin tjetër shqiptarë Lekë Luka, 31 vjeç, i cili u kap ditën tjetër pas arratisë. (Foto: nga e majta në të djathtë Lekë Luka dhe Osvaldo Marku)
Sigal