U arratis me pranga në duar, i riu nga Saranda dorëzohet në polici

587
Është dorëzuar ditën e sotme në polici, i riu që u arratis me pranga në duar nga policia një ditë më parë.
Bëhet fjalë për Ermir Idrizllari, ku pasi u arrestua nga policia e Sarandës, ai mundi të dalë nga furgoni i policisë me ndihmën e banorëve të fshatit, duke u arratisur.
Ai u ndalua nga policia pasi iu gjetën në banesë rreth 30 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, ndërsa një shtetasi i kishte marrë me dhunë një shumë prej 30 mijë lekë të reja.
Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit pasi ka rezultuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre efektivët kanë ndikuar në arratisjen me pranga të 26 vjeçarit.
Sigal