Tymi “pushton” Elbasanin, zjarr i madh te rafineria e naftës

257
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë te rafineria e naftës në Elbasan.
Tri automjete të shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Tymi dhe flakët kanë pushtuar një hapësirë të madhe pasditen e sotme.
Nuk janë të qarta shkaqet se pse ka rënë zjarri. Rafineria e Naftës prej kohësh është një nga ndotësit më të mëdhenj të Elbasanit.
Shefi i shërimit zjarrfikës Tajar Alla tha se situata është nën kontroll të plotë. Zjarri ka përfshirë vaskat e betonit me karburant.