Tymi i zi që nxiu Vlorën

723
Sigal

Një tym i zi në përmasa shume te mëdha mbuloi sot ne dreke nje pjese te Vlorës pranë stadiumit te qytetit.

Policia sqaroi se behej fjale per djegien e nje sasie gomash qe ishin hedhur e me pas iu është vene flaka nga persona te panjohur.

Zjarrfikëset shkuan menjëherë ne vendin e ngjarjes, duke shuar flaket. Por derisa zjarrfikëset mbaruan pune me vatrën e zjarrit, ndotja ne zone arriti nivele alarmante.

Tymi helmues i çliruar ne ajër nga gomat u përplas si nje re ne nje zone te gjere duke shqetësuar banoret.

Policia tha se nuk ka asnjë te ndaluar per rastrin, pasi nuk dihet se kush i ka hedhur gomat e kush i ndezi ato duke krijuar një krim mjedisor ne kulm te sezonit turistik ne qytetin bregdetar