Tymi i cigareve elektronike mund të dëmtojë ADN-në

603
Pirja e cigareve elektronike do të kishte një efekt “të mundshëm” dëmtues mbi ADN-në, sipas një studimi të kryer mbi minjtë e laboratorit, nga studiues të Universitetit Mjeksor të New York-ut dhe publikuar në revistën shkencore PNAS (Procedura e Akademisë Kombëtare të Shkencave). Nga studimi doli se minjtë të ekspozuar ndaj tymit të cigareve elektronike (e-Cig) kishin nivele më të larta të dëmtimit të ADN-së në zemër, mushkëri dhe fshikzën e urinës, në krahasim me minjtë të ekspozuar ndaj ajrit të filtruar. Jo vetëm kaq. Dëmi i shkaktuar ndikon gjithashtu në aftësinë e ADN-së për tu vetë riparuar, duke i bërë qelizat më të ndjeshëm ndaj transformimit dhe duke u kthyer në kancer.
Efekte të ngjashme me ato të publikuara nga studimi janë vërejtur në qelizat e mushkrive dhe në fshikëzën e pirësve të rregullt të duhanit, si shkak i ekspozimit ndaj nikotinës dhe oksidit nitrik që rrjedhin nga nikotina ketone (NNK), një derivat i kancerogjen i nikotinës. Prandaj edhe pse e-Cig kanë më pak agjentë kancerogjen se cigaret e zakonshme të duhanit, sipas autorëve të studimit, pirja e tyre mund të paraqesë një rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer në mushkri, fshikëz dhe sëmundje të zemrës se sa tek jo-duhanpirësit.
Nëse konfirmohet në studimet e ardhshme, zbulimi mund të nënkuptojë që e-Cig rrezikojnë kancerin përmes nikotinës që ata bartin, thotë Dr. Roy Herbst, kreu i antologjisë mjekësore në Qendrën e Kancerit Yale. Kjo është prova e parë se nikotina mund të jenë kancerogjene në vetvete. Kjo sigurisht që është shqetësuese dhe do të kërkonte një pauzë për reflektim nga ata që argumentojnë se e-Cig janë të sigurta dhe mund të përdoren nga të gjithë pa pasoja.
Sigal