Turizmin e Ksamilit po e shkatërrojnë lobet greke të Korfuzit

753
Sigal

Skandali/Besnik Abedini, Kryekomunari i Ksamilit, “kali i Trojës” mes shqiptarësh

Besnik Abedini, Kryekomunari i Ksamilit, këto ditët “e vështira” të tij me prishjet e selektuara dhe të urdhëruara, po ta shikosh në fytyrë nuk ka asnjë ngjyrë, dhe kjo frikë është jo nga zbatimi i ligjit, por nga urdhrat që ka marrë matanë kufirit. Lindi si personazh publik duke u angazhuar si një nga nismëtarët e krijimit të Partisë Republikane të Tepelenës dhe pas krijimit të saj, si një nga drejtuesit kryesor të saj. Por ky ishte rol i ushtarit të rekrutuar të ushtrisë së “kalit të Trojës” mes së djathtës, kur flasim në fillimet e demokracisë dhe pluralizmit politik. Shpejt ikën nga Tepelena dhe vendoset në Ksamil, po me statusin e së djathtës, ku emërohet mësues në shkollën e bashkuar “5 Dëshmorët” të Ksamilit. Gjatë kësaj kohe u vu re se kafja e tij e preferuar qe me komunitetin minoritar, madje me persona të akuzuar publikisht si antishqiptar, dhe me titullar të politikës bashkëjetuese se Ksamili qenka minoritet. Për këto veprime, anti etikës së mësuesisë, pushohet nga puna. Një vi, para kandidimit, shihet përsëri në qarqe të dyshimta antishqiptare, derisa vjen kandidimi i tij si Kryetar Komune nga PS-ja(?!) Fushata qe disi e çuditshme, duke shkuar nëpër tryeza lokalesh me shishe uzo greke duke u mbushur gotat me shprehjen në gojë se “jam pa punë”. Fitoi. Stafi qe krejt mysliman. Por kjo emërtesë qe një flakë kashte, se shpejt të gjithë do largoheshin, madje me zhurmë mediatike dhe problematikë, por Abedini stoik. Largimi i parë qe i Kryeinspektorit të Policisë Ndërtimore, Gjegj Imeri (sot avokat), kjo me kërkesën e Kryekomunarit të Alikos, Kristo Kaishi (komunë minoritare dhe kufizuese me Ksamilin) në prezencë të ish-n/Prefektit të Sarandës Gjergji Mano. Pak ditë pas konstituimit si Kryekomunar, ftohet për një drekë tek Kryekomunari i Xarrës ku qenë të ftuar edhe nga komunat minoritare dhe Konispolit, si dhe titullarë të Igumenicës dhe Korfuzit. Ikën për dy ditë vizitë në Korfuz, dhe që prej asaj dite vizitat janë të shpeshta në ishullin fqinj të Besnik Abedinit. Ksamiljotët pyesin se kush është kryekomunar. Se në të vërtetë, Besnikun e komandon një dhëndër i një ish të ndaluari në procesin e njohur të të “pestëve”. Besniku vijon të zbatojë “urdhrat” e Korfuzit, duke u justifikuar me emrin e Edi Ramës, se ai ka urdhëruar për këtë, se unë këtu kam qenë dhe nuk u kam thënë gjë, po tani që iku Sala dhe erdhi Rama, nuk kini çfarë më bëni. Besniku vazhdon të mbetet besnik, jo i Ramës, por i Korfuzit. Turizmi, sipas një strategjie afatgjatë, ka vite që nuk jep frytet e veta nga sabotimi i “besnikëve” të partisë dhe të Korfuzit. Besniku ka paturpësinë e paturpësisë që kur AK-ja me Kreshnik Spahiun vendosi në ishullin ksamiljot flamurin shqiptar, urdhëroi policinë e tij ta hiqnin, se kjo parti shqiptare, ka shkelur ujërat territoriale të komunës dhe qejfmbeten grekët përballë. Flamuri u hoq, po hiqen lokalet, turistët, pushuesit. Jepi Besnik,qëndro besnik,….se populli thotë “që vjen një ditë që të ha balta që të rrit…” dhe në fund pse e largoi juristen para një viti dhe pajtoi jurist privat (i dyshimtë me prona në Ksamil?!)… Sa përqind janë dorëzuar të ardhurat e komunës kur vetë punonjësit thonë se i marrin rrogat edhe pas katër muajsh… Ka shumë për Besnikun, besnik… Organet e hetimit urgjentisht duhet të fillojnë investigimin në lidhje me skandalin e lejimit të ndërtimve në këtë zonë. Duhet t’i shkohet deri në fund gojëdhënave në lidhje me të ashtuquajturën, “taksa fikse prej 2000 eurosh”. Nëse po, kush i posedon dhe pse heshtet sot. Sa seriozë dhe të kthjellët janë gjatë ditës agallarët e rinj që s’kanë parë det me sy, por që papritur janë bërë pronarë, ashtu sikurse e theksoi gjatë fushatës edhe Kryesocialisti Rama. Partia Socialiste ka nevojë për njerëz të kthjellët në drejtimin e saj, nga qendra deri tek përgjegjësi i grup-seksionit dhe jo për njerëz që vijnë era alkool ende pa zbardhur dita. Ja këto dhe shumë të tjera janë shkaqet e vërteta të allishverisheve dhe katrahurës që ka mbërthyer Ksamilin, si pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar…Lidhjet e ngushta me kapon e policisë, bashkëpatriot nga Tepelena, janë të turpëshme . Vetëm para pak kohësh, ky kapo u tregonte shkopin socialistëve që vendosnin një portret apo poster të Ramës, apo u harruan tani. Ata mund t’i harrojnë, por qytetarët jo, sepse harresa është gremina që të pret përpara. Po përse nji taborë për dy dërrasa të qelbura, që i heq kur të duash? Përse nuk merren me betonizimin? Po ato dy çadra dërrase në ishull janë një ndihmë më shumë për ata njerëz me varka dhe ata qytetarë që presin të krijojnë dy të ardhura nga ata pak turistë shqiptarë dhe të huaj që begenisin të vijnë në Shqipëri.
Reagimi dhe turpi i Drejtorisë së Policisë së Vlorës
Në lidhje me pretendimet e një shtetasi, të bëra publike në një intervistë të transmetuar në TV NEVVS 24, për arrestimin e një personi për një ndërtim të paligjshëm në Ksamil Sarandë, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë bën me dije se veprimet e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Sarandë kanë qenë tërësisht të mbështetura në ligj dhe të paanshme.
Sipas komunikatës në fjalë të policisë së Vlorës , drejtuesi i së cilës është lakuar për një ngjarje të rëndë, me pasojë vrasje gjatë kohës që ishte drejtues në një nga komisariatet e Tiranës. Sipas Policisë së Vlorës “ka nisur procedim penal edhe për veprat penale “Mospagim i taksave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Po ç’punë ke ti mor zotëri me taksat dhe fshehje të të ardhurave? Kjo është detyrë e Policisë Tatimore, deklarimit të pasurive dhe organeve të pastrimit të parave. Në komunikatë thuhet se është arrestuar punonjësi i lokalit për “Moskallzim krimi” dhe “Refuzimi për të dëshmuar”. Po çfarë ka fshehur nëpunësi i lokalit ? Lokalin që ia bënë muuuu…. Po kjo është detyrë e inspektorit ndërtimor të zonës, ai është përgjegjës, bashkë me Kryetarin e Komunës dhe ata duhen ndaluar. Po inspektori i Policisë së Shtetit, të zonës ku ishte? E ka parë dhe a do arrestohet edhe ai për “Moskallzim krimi” . Ky është një turp dhe tregon se sa shumë jeni të inkriminuar ju zotërinj sahanlëpirës që nga xhelatët e djeshëm, kërkoni të bëheni servilë të pushtetit të ri…