Turistja u përplas nga makina në Gjirokastër, policia jep detajet

246

Një turiste angleze është aksidentuar në Gjirokastër, në zonën e “Pazarit të Vjetër”, nga një makinë, që drejtohej nga një shtetas spanjoll.

Policia bën me dije se në “lagjen “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe”.

Sipas policisë, shtetasja J.S. është dëmtuar në këmbë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Njoftimi paraprak

Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.

Për pasojë shtetasja J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.