Turistja çeke bën foto në kanionet e Skraparit, por rrëzohet nga 3 m lartësi

591
Një turiste çeke është aksidentuar në kanionet e Skrapari rreth orës orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, teksa shkrepte foto në vendin e qujtur “Legjenda e nuses”.
Siç bën me dije policia turistja 73-vjeçareishte pjesë e një grupi turistësh të cilët po udhëtonin vetëm, pa guidë turistike.

Gruaja ka pësuar disa fraktura dhe pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

“Më dt.18.4.2017, në Kanionet e Skraparit, në vendin e quajtur “Legjenda e nuses” shtetasia çeke V.M 73 vjeçe, duke bërë foto në natyrë është rrëzuar nga një lartësi 3 m, si pasojë ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit”,- sqaron policia.

Nuk është hera e parë që turistët e huaj pësojnë aksidente në këto kanione, ku më së shumti shkojnë vetëm, pa guida vendase që njohin territorin.
Sigal