Hedhja me kokë në detin e Sarandës, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një turisti polak, i cili po pushonte në bregdetin shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin Rinia në qytetin e Sarandës ditën e sotme.

Turisti i identifikuar si Kamil Thiotheli, rreth 45 vjeç, nga Polonia, u hodh me kokë nga trampolina, por hedhja ka qenë fatale, pasi ai përplasi kokën në fund të detit.

Si pasojë e përplasjes, pësoi çarje të madhe në kokë, dhe humbi ndjenjat.

Menjëherë ka ndërhyrë roja bregdetare, dhe e nxori në breg, dhe më pas njoftoi ambulancën.

Tashmë, shtetasi polak ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.