Turistët francezë u japin ”leksion” shoferëve shqiptarë

572
Sigal

Ditën e djeshme turistët francez i kanë dhënë një leksion të mirë shoferëve shqiptarë. Dje në pikën kufitare të Hanit të Hotit është regjistruar një fluks i madh automjetesh që prisnin në radhë. Të gjendur përpara sjelljeve të shoferëve shqiptarë, që nuk respektonin radhën, ata kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar. Francezët kanë veshur jelekët e verdhë, që tashmë janë kthyer në një simbol të protestuesve në Francë duke bllokuar kalimin e mjeteve në korsinë tjetër. Kjo gjë ka nervozuar shoferët shqiptarë, pasi shkaktoi më shumë trafik nga çfarë ishte megjithatë duhet thënë që mesazhi u përcoll.