Turistë dhe vizitorë po blejnë dhe po hanë troftë në vend të koranit nga matrapzët vendas

3462
Pogradeci tashmë ka krijuar një traditë dhe nuk është më i vizituar nga të huaj dhe vëndasit, jo vetëm në verë por në të gjithë stinët e vitit. Padyshim gjithësecili që vjen në Pogradec ka dëshirë të shijojë tavën e koranit, peshkut të rrallë që njihet si mbreti i peshkut. Por kohët e fundit shumë restorante, madje dhe luksoze po abuzojnë me këtë specie tepër të shijshme, duke gatuar në vend të koranit, troftën. Një emigrant shqiptar që është në Zvicër, Bashkim Muzina eskluzivisht për gazetën “Telegraf” ka dhënë një intervistë pas zhgënjimit që ai ka pësuar në një restorant dhe pas vëzhgimit që ai ka kryer më pas në disa lokale të tjera.
Z. Bashkim ju keni ardhur me pushime në Pogradec, si kaluat?
Mrekullisht. Pogradeci është një qytet që ka një magji të veçantë, dhe unë erdha me familjen me dashuri për Pogradecin, për të pushuar tre ditë. 
Ndonjë diçka të veçantë për këtë qytet?
Pogradeci ka ndryshuar shumë, sigurisht për mirë, ka siguruar ujin e pijshëm 24 orë, dritat gjithashtu, ka pastruar liqenin me kolektorin, por më ka zhgënjyer me një fakt… 
Me cilin fakt? 
Po ja unë porosita një tavë korani në një lokal luksoz dhe hëngrëm troftë në vend të koranit. 
Si ka mundësi?
Po unë e njoh troftën dhe njëkohësisht edhe koranin, dhe neve në tavë na u servir troftë.
Nuk ka mundësi!?
Si nuk ka mundësi, është plotësisht e vërtetë, unë troftën e njoh mirë sepse në Zyrih pranë shtëpisë është një rezervat trofte dhe unë marr gjithmonë atje. 
Ju e keni fjalën që abuzohet me çmimin?
Sigurisht edhe me çmimin pasi një kg Koran është 15 mijë lekë të vjetra, ndërsa një kg troftë është 5000 lekë, pra tre më një, gjithashtu edhe shija është një zhgënjim më vete siç thotë edhe populli ynë një shprehje: kësaj i thonë “ta hash djathin për sapun”…Por telekomedia vazhdon gjatë rrugës nacionale, kur edhe shitësit ambulantë të shesin troftën për Koran. Ata e mbajnë troftën në disa depozita me ujë, gjoja tregëtojmë koran të freskët .
Më vjen keq që ju ka ndodhur kështu?
Kjo gjë mund të ndodh vetëm këtu tek ne, në Shqipëri, se të bësh këtë gjë në një shtet tjetër, të mbyllet restoranti dhe paguan një gjobë që nuk e ngre kokën kurrë. Por e njëjta gjë po ndodh edhe përgjatë rrugës nacionale, që të çon në Tiranë. Në afërsi të fshatit Hudënisht dhe pëgjatë rrugës kanë krijuar disa dyqane ambulante, dhe nëpër akoriume të mëdha kanë hedhur peshk troftë dhe atyre që nuk e njohin, po jua shesin troftën për koran. Këto janë çudirat shqiptare të disa tregtarve pa moral, që mendojnë vetëm për interes të çastit.
Ku qëndron ndryshimi mes Koranit dhe Troftës!?
Pjesa më e madhe e shitësve të peshkut, shesin Troftë dhe jo Koran. Por turistët që nuk e dinë këtë, kujtojnë që akuariumet që ndodhen buzë rrugës janë të mbushura me Koran. Ndërsa shitësit vijojnë të njëjtën lojë duke u thënë se ata tregtojnë Koran. Për t’i ndihmuar blerësit që të mos mashtrohen më nga shitësit e peshkut, duam t’u kujtojmë se Trofta është një peshk që nuk rritet në liqen, ose në “gjol” siç e quajnë pogradecarët, por në rezervate dhe prandaj mbahet i gjallë në akuariume. Ndërsa e vetmja mënyrë për ta blerë Koranin është ta blesh të ngordhur, pasi ai kapet në liqen dhe nuk mund të jetojë në akuarium. Trofta nuk rritet në gjol, madje nëse peshqit e vaskave dalin në liqen kjo është një katastrofë, pasi Trofta mund ta hajë Koranin. Ai rritet në rezervate, por ka edhe nga ata që e rrisin me koncetrate, apo që i rrisin me cironka (peshq të vegjël). Vaskat ku mbahet peshku janë me ujë të rrjedhshëm, për vetë faktin se Trofta rritet në ujë të ftohtë. Kjo bëhet për të tërhequr klientët, pasi aty, ai e sheh që peshku është i gjallë dhe i freskët. 
Sigal