Tropojë, zbulohen 200 miliardë dollarë rezerva magnezi

3689
Sigal

Rezervat e mineralit të çmuar në Shqipëri konsiderohen nga ekspertët, si një nga më të mëdhatë në botë

Një prej rezervave më të mëdha të magnezit në botë është zbuluar në qytetin e Tropojës, në Shqipëri. Lajmi ka bërë xhiron e botës, teksa për të ka shkruar një prej portaleve të specializuara amerikane News-new-york.com (http://news-new-york-news.com/tropoje-albania-has-200-billion-dollars-in-magnesium-reserves/) Sipas rezultateve të shpimit dhe të një studimi intensiv të realizuar nga inxhinierët e “Albanian Minerals” dhe kompanisë “Bytyçi” SHPK, bëhet fjalë për mbi 2 miliardë tonë minerale, e konvertuar kjo në disa qindra miliardë dollarë, pra një vlerë kolosale. Presidenti i “Albanian Minerals”, njëherësh edhe kreu ekzekutiv i kompanisë, Sait Muja, tha: “Ne kemi leje për shfrytëzimin e lëndëve minerare në Shqipëri, konkretisht për magnez. Rezervat e konstatuara gjeologjikisht shkojnë deri në 500 milion tonë mineral magnezi, ndërsa rezervat e vlerësuara janë rreth 2 miliard tonë”. Sipas Mujës, përmbajtja e magnezit më mineral është +55%, çka e bën atë magnezin më të pasur në përmbajtje në të gjithë botën. Sipas të dhënave të bursës të Nju Jorkut dhe atyre ndërkombëtare, çmimi i magnezit të pastër në treg është 3200 dollarë për ton metrik. Çmimi për lëndë të parë magnezi është 100 dollarë FOB (shitës paguan transportin e mallit). Vlera e lëndës së parë është 50 miliardë dollarë për rezervat e provuara. Sipas Mujës, çmimi për magnezin e varfër, pra për konsum të përgjithshëm (si tek bateritë dhe përzierje metalesh) është 25,626 dollarë për një ton metrik. “Në qoftë se ne prodhojmë magnez pastër, atëherë vlera do të jetë në disa qindra e miliarda dollarë”, – tha Muja. Çmimi i magnezit është rritur përpara krizave ekonomike që mbërthyen Botën vitet e fundit. Duke shkuar deri në 7000 dollarë për ton në vitin 2008. Kreu ekzekutiv i “Albanian Minerals” shtoi, se nevoja për magnez është tejrritur dhe se prodhimi nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat. Magenezi përdoret intensivisht në industrinë e çelikut, në sektorin e energjisë, makinave, ndërtimit, mbrojtjes, prodhimit dhe industrisë kimike. Muja shtoi: “Magnezi është vendosur të bëhet një nga metalet më të rëndësishme në botë. Kërkesat për magnez janë trefishuar nga viti 2000 deri në vitin 2010 dhe parashikimet e rritjes së kërkesës për magnez janë nxitur si nga rritja e ekonomive në zhvillim dhe dyqaneve të reja si pasojë e zhvillimit të teknologjisë. Magnezi siguron rreth 10 herë më shumë energji se hidrogjeni. Magnezi peshon vetëm një të katërtën e çelikut dhe është 35% më i lehtë se alumini. Drejtuesi i lartë i kompanisë shqiptare theksoi se, nevoja globale për magnez është disafishuar me zhvillimin e makinave elektrike, të cilat synojnë t’i bëjnë ato më të lehta, duke e konsideruar mineralin një faktor kyç në objektivat e tyre për prodhimet që kanë në bazë magnezin, çka mund të japin një kontribut të mëtejshëm të madh për arritjen e saj”. “Toyota Motor Cor”, shitësi më i madh në botë i makinave hibride, tha se ka zhvilluar një bateri me bazë magnezi që mban dy herë më shumë energji se ato që kanë për bazë mineralin litium dhe se prodhuesit e makinave po kërkojnë për rrugë të reja me qëllim që të hedhin në qarkullim më shumë makina elektrike. Kërkuesit në universitetin amerikan të Karolinës së Veriut kanë zhvilluar një teknikë të re për krijimin e lidhjeve të forta me magnez, por më të lehta në peshë që lejon të ndërtojnë aplikacione strukturore të fuqishme në industrinë ajrore dhe atë të automjeteve.