Tropojë, asgjësohen rreth 300 rrënjë bimë narkotike, arrestohet autori

51
Gjatë ditës së djeshme, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në sajë të një operacioni anti-canabis të koduar “Ura e Merturit”, kanë bërë të mundur evidentimin dhe asgjësimin e 300 rrënjëve bimë narkotike. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u gjetën dhe u asgjësuan rreth 300 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 2 parcelë, të hapura rishtas në afërsi të fshatin Tetaj, komuna Lekbibaj. 
Bimët narkotike varionin deri në 2 m lartësi. Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike, Pashk Qehaja, 23 vjeç, banues në fshatin Tetaj,Tropojë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë në ngarkim të këtij shtetasi ,për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.