Tropojë/ Asgjësohen 1000 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 7 parcela

566
Në kuadër të një operacioni antikanabis të kodur “Kërrnaja”, policia e Kukësit ka bërë të mundur asgjësimin e 1.000 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në 7 parcela. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur evidentimi i 7 parcelave të kultivuara me rreth 1.000 rrënjë bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se si rezultat i veprimeve të para hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Imer Brahaj, banues në fshatin Kërrnajë, si dhe u bë shpallja në kërkim e tre djemëve të tij, Nuredin Brahaj, Myrhi Brahaj dhe Gjevalin Brahaj, për veprën penale të “Kultivimit të Bimëve Narkotike”. 
Njëkohësisht filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Kryeplakun e fshatit Kërrnajë, shtetasin M.K, për veprën penale“Moskallzim krimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë për veprime të mëtejshme.
Sigal