Tronditet Italia: Kanabisi shqiptar, kërcënues për Evropën

591
Sigal

Rikthehen lajmet
e zeza për Shqipërinë si kryeqendër droge

 

Tronditet Italia:
Kanabisi shqiptar kërcënues për Evropën

 

Nga veriu në
jug, herë pas here, nga Vlora ,në rrip toke që shkon përgjatë lumit Vjosa në
pjesën jugore të vendit të Shqiponjave, zonat malore, nga një pikë e bukur
klimaterike të ofron kushte të mira për mbjelljen dhe rritjen e mijëra
plantacione të marihuanës. Një biznes që lulëzon në Shqipëri  me shifra të habitshme. Një bankë krimi e
mirëfilltë që shkonnë vlerën e një milion eurove, por vlera vazhdon të rritet
dhe brigjet e Barit dhe të Pulias skafet që vijnë nga bregu tjetër i Adriatikut,
s’ka të sosur.

Pas Lazarati

Rrugët e drogës
në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe rrethina shqiptare po rriten çdo ditë. Trafiku i
preferuar nga organizatat lokale, që nga viti 2011 nuk njeh kufi. Me përjashtim
të një ndërprerjeje të shkurtër në vitin 2015, pas shkatërrimit të fshatit të
njohur Lazarat (i mbjellë tërësisht me kanabis), nga  një operacioni i madh i bërë nga Forcat
Speciale Shqiptare. Vetëm një vit, rënie e prodhimit: që të bën të mendosh se
ishte koha e nevojshme për të lejuar trafikantët t’i ktheheshin prodhimit dhe
destinimit për një treg të caktuar. Kështu po ndodh edhe sot. Që nga janari i
këtij viti prodhimi kalon nga një bankinë skafesh në tjetrën me një ritëm të
pamëshirshëm, madje mbresëlënës. Kontrabandistët nisen në të gjitha orët e
ditës për të arritur brigjet e Barit, Brindisit dhe Leçes. Një aktivitet më
shumë se fitimprurës. Të vetëdijshëm për fuqinë e keqbërësve në departamentin e
Pulias i është dhënë prioritet operacioneve patrulluese detare e ajrore.
Helikopterë, anije patrullimi të pajisur me pajisje dhe sensorë super të
sofistikuar janë vënë në terren në gatishmëri nga agimi deri në muzg, duke u
përpjekur për të luftuar këtë fenomen. Dhe rezultatet janë duke folur: që nga fillimi
i vitit janë konfiskuar nga Grupi i GDF mbi 7.000 £ e narkotikëve; 21
kontrabandistë të arrestuar dhe 16 automjete të konfiskuar.

 

Kontrasti në
Shqipëri

Por kontrasti
fillon në Shqipëri, në sajë të monitorimit nga ajri, në mbështetje të forcave
policore lokale si në tokë ashtu edhe në deti qëndron dhe vepron një  bërthamë kontrolli të kufirit detar e stacionuar
në Durrës që nga viti 1997 dhe, në vitet e fundit edhe në zonën e Vlorës.
Verifikimet e konstatimet nga kontrollet e. Një partneritet i vlefshëm është
bërë i mundshëm sot e kësaj dite, më shumë se kurrë, të cilin qeveria shqiptare
njeh dhe e vlerëson si bashkëpunim të suksesshëm me Ministrinë italiane të
Punëve të Brendshme. Një vetëdije e ndryshme nga ajo e së kaluarës, që i nxiti
udhëheqësit e qeverisë shqiptare për të kuptuar, natyrisht, ashpërsinë e
fenomenit. Për këtë, disa muaj më parë, policia shqiptare ka vendosur
bashkëpunim të ngushtë me bërthamën e 
forcave italiane në Durrës dhe të gjitha forcat e tjera policore të
huaja në territorin e republikës së Shqipërisë. Shkëmbimi i informacionit është
i vazhdueshëm dhe shënon një hap vendimtar në luftën kundër trafikantëve të
marijuanës. Edhe pse, në mjediset hetimore shqiptare, ka një besim të fortë se
infiltrimi i mafias në policinë shqiptare ka qenë në qendër të goditjes së
strukturave me të cilat kemi bashkëpunuar përsëri duhet pranuar se lufta ndaj
këtyre elementëve të infektuar nuk është aspak e lehtë për t’u çrrënjosur.

Profesioni: drogë
fermerësh

 Për të kuptuar se kultivimi i marijuanës
gjeneron mendjelehtësi dhe etje për pasurim të shpejtë, ju duhet të shkoni pak
prapa në kohë. Në vitin 2011, kur shqiptarët zbulojnë se kanabisi mund të bëhet
një pasurim i artë, filluan të kultivonin kanabisin nga një hektar në disa
dhjetëra. Merrnin pak fara, një sistem të vogël dhe rudimentar ujitjeje, një
grup të vogël të njerëzish (paçka se edhe me pak përvojë në bujqësi) për të
menaxhuar rritjen e bimës shpejt. Janë dhe kushtet klimatike dhe cilësia e
tokës për të bërë këtë farë në një bimë të mahnitshme të cilësisë së mirë. Me
kalimin e kohës, prodhimet u rriten. Një situatë që policia financiare filloi menjëherë
ta kontrollojë me avion dhe me mjete të tjera. Sensorë të veçantë të vendosura
në bord (shumë më të sofistikuara se ato të helikopterëve) fillojnë punën për
të zbuluar zonat më të kultivuara. Të dhënat që transmetohen në aparaturat në tokë
bëjnë përmes analizave të identifikojnë ngjyrat e plantacioneve dhe kushtet
termike të territorit. Konfirmimet mbërrijnë në Shqipëri me të dhëna që provojnë
kultivimin e marijuanës në zona të caktuara. Forcat e policisë shqiptare duke
marrë këtë informacion fillojnë të bëhen jo vetëm të vetëdijshëm për fenomenin,
por edhe të veprojnë për luftimin e tij.

Fara vietnameze

Këtë vit, për
herë të parë, rritja e plantacioneve në natyrë është bërë për shkak të
përhapjes së farërave të ciklit shkurtër, të njohur si fara Vietnamese. Kjo
lejon të përfundojnë të korrat në 45 ditë, në krahasim me rritjen tradicionale
që merrte rreth 120-150. Futja e farës së re, (autoritetet gjetën në rreth 70%
të plantacioneve”, lejon që prodhuesit të kenë kohën më të shkurtër për korrje
dhe, rrjedhimisht, reduktim të rrezikut të humbjes në rast të ndërhyrjes së
policia. “Kontrasti me trafikimin marijuanës midis Shqipërisë dhe Pulias
është një nga prioritetet tona, së bashku me atë të emigracionit të paligjshëm,
tha komandanti i departamentit operacional “Naval Air Bari” i policisë
financiare, Kolonel Antonello Maggiore. Përcaktimi i bashkëpunimin e të gjithë
departamenteve, në veçanti, atij të grupit detar e ajror të Tarantos, i
specializuar në operacionet në det të hapur, si dhe të qendrës lokale
koordinuese të misionit “Triton” Frontexishte i domosdoshëm. Për të
transportuar organizatat mafioze përdorin anije të shpejta, të ndihmuara nga
distanca të shkurtër në mes të Shqipërisë dhe bregdetit puliez. Ne flasim për
rrugë detare që shkojnë nga 80 deri 100 milje dhe për deri në 200
vajtje-ardhje. Përdorimi i anijeve të madhësive të ndryshme dhe me motorë të
ndryshme që janë të aftë, më shumë se një motoskaf normal, për të lundruar edhe
me det shumë të ashpër”.