Tronditëse/ Durrës – 2 vetëvrasje brenda ditës, në të njëjtin fshat

525
Sigal

Fshati Fllakë i Durrësit është tronditur, pasi në një hark kohor të shkurtër janë regjistruar dy vetëvrasje. Rasti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, pasi rreth orës 10:40, në Spitalin Rajonal Durrës ka mbërritur e pajetë shtetasja F.C. 46 vjeçe, banuese në Fllakë. Mësohet se ajo ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj.

Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Rasti i dytë u regjistrua rreth orës 12:00, ku një 26-vjeçar, banues po në këtë fshat është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu vuante nga depresioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.