Tritoli në lokal dhe automjet, arrestohen eksploziv vënësit në Elbasan

536
Arrestohen dy persona, të dyshuar si autorë të vendosjes së tritolit në shkallët e një lokali në Elbasan, ngjarje kjo e ndodhur me 22 maj të këtij viti.

Operacioni blic u krye nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në pranga kanë rënë shtetasit Gentian Kllogjri dhe Thanas Thoma, të moshës 38 vjeç.

Rreth 150 gr tritol C4 u gjetën në shkallët e lokalit në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ ne Elbasan.

Pakoja bombë ishte futur brenda një këpucë dhe kjo e fundit ishte lidhur me një telefon, e cila u çaktivizua nga forcat xheniere.

Po sipas policise, dy te arrestuarit dyshohen si autore te vendosjes se ekspozivit ne automjetin e nje biznesmeni po ne Elbasan, me 6 maj 2017.
Sigal