Tritan Shehu aksidentohet në aksin Gjirokastër-Tepelenë, udhëtonte me djalin

505
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është përfshirë sot në një aksident të rëndë automobilistik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Majkosh”, ndërsa mjeti tip Fuoristradë me të cilin udhëtonte Shehu është përmbysur. Fatmirësisht as ai, as i biri nuk kanë pësuar dëmtime.
Përmes një prononcimi në media, Shehu sqaroi gjithçka ndodhi: “Është një aksident i rëndë, por jam mirë. Po udhëtoja me makinë së bashku me djalin, i cili ishte në sediljen e pasme. Nuk kemi asnjë dëm, veçse makina u përmbys. Makina pësoi dëmtime të jashtme, ne nuk jemi dëmtuar”, sqaroi Tritan Shehu.
Sigal