Tregtarët protestë në Elbasan dhe Kukës, kërkojnë të trajtohen si ambulantë

429
Rreth 150 tregtarë të tregut industrialë dhe ambulantë të ndryshëm kanë protestuar para degës së tatimeve në Elbasan pasi janë përballur një ditë më parë me aksionin e tatimoreve kundër informalitetit. Një përfaqësi e tregtarëve është pritur nga drejtori i tatimeve dhe kanë marrë përgjigje se duhet të regjistrohen si biznes ambulant me NIPT dhe me fatura tatimore nëpërmjet një ekonomisteje.
Edhe pse i është komunikuar se nuk do të kenë kasë fiskale sërish tregëtarët shprehen të pakënaqur. Edhe në Kukës, aksioni kundër informalitetit ka shqetësuar tregtarët e vegjël të tregut të qytetit. Sipas tyre aksioni po i dërgon drejt falimentit, ndërsa i bëjnë thirrje bashkisë që të kthejë sytë nga kjo kategori. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Dibër dhe Shkodër.
Sigal