Tregtarët në protestë para kryeministrisë për gjobat e reja

560
TIRANË – Protesat e bizneseve po përshkallëzohen në shkallë vendi. Mëngjesin e sotëm kanë nisur të protestojnë bizneset edhe në qytetin e Korcës. Bizneset po protestojnë për ndryshimet e ligjit i cili parashikon gjoba të ashpra dhe burgosje. 100 biznese në tregun maqedonas kanë vendosur në qepenat e dyqaneve mbishkrimin “jemi në grevë.
Edhe takimi takimi me drejtorin e të ardhurave pranë bashkisë Korcë, nuk ka patur asnjë rezultat cka ka bërë që tregtarët të hidhen në protest. Burimet bëjnë me dije se protesta pritet të përshkallëzohet në rang vendi. Madje bizneset paralajmërojnë se do të shkojnë deri në grevë.
Sipas këtij ligji të gjitha gjobat që do të vendosen në rast konstatimi të shkeljeve do të jenë nga 500 mijë lekë të rinj deri në 1 milion. Këto gjoba janë cilësuar nga biznesi, por edhe nga aktivistë të shoqërisë civile si marramendëse dhe falimentuese.
Edhe ditën e martë tregtarët e Tregut të Medresesë dhe ata të tregut çam kanë protestuar për rreth dy orë ndërsa nesër pritet që protestës ti bashkohen edhe tregtarët e tregjeve të tjera në kryeqytet.
Nismëtarët e kësaj proteste kanë deklaruar që më herët se ata janë pro formalizimit por kundër falimentimit dhe u kanë bërë thirrje partive politike që të rrinë larg protestës 
Sigal