Tregtarët e Durrësit kundër konkurencës së pandershme

73
Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës kanë protestuar ndaj konkurencës së panderëshme.
Ata ngritën shqetësimin se tregëtarë abulantë shesin produktet e tyre jashtë tregut, duke i sfiduar hapur në çmime.
Tregtarët shprehen se struktura e policisë bashkiake që ka për detyrë të menaxhojë mbarëvajtjen e tregut po lejon tregtarët e palicensuar që të shesin në trotuare, duke krijuar probleme për të licencuarit.
Ata kanë kërkuar takim me kryebashkiakun dako, të cilin e fajësojnë drejtpërdrejtë për situatën e krijuar, por nuk kanë mundur të marrin një përgjigje.
“Ne paguajmë taksat, ata nuk paguajnë. Jemi ankuar dhe në bashki por thonë prit të kalojnë zgjedhjet” thonë tregtarët
Disa ditë më parë, policia bashkiake i liroi trotuaret nga shitësit ambulantë, por ata u rikthyen përsëri duke sjellë të njëjtat probleme.
Në tregun e fruta-perimeve ushtrojnë aktivitetin rreth 500 tregtarë të cilët paguajnë 4 mijë lekë në muaj për hapësirën që kanë në dispozicion për këtë aktivitet si dhe një faturë vjetore prej 6 mijë lekësh për energjinë elektrike.