Tre vjet pa vlonjatin e madh, Shaban Demiraj

261
Ergys ALUSHI
Pas Ismail Bej Vlorës që shpalli Pavarësinë për shqiptaret, një tjetër vlonjat si Shaban Demiraj ju dha shqiptarëve Pavarësinë e gjuhës shqipe.

Rrallë gjen në letërsinë shkencore shqiptare emra që lidhen kaq ngushtë me shkencën sa emri i profesorit.

Shaban Demiraj nuk shkroi një vepër, por një botë shkencore, nga më të vështirat, duke u nisur më shumë nga bota gjuhësore shqiptare që nuk dukej, sesa nga ajo që dukej.

Për mbi 30 vjet Demiraj drejtoi Katedrën e gjuhës shqipe të Fakultetit të historisë dhe të Filologjisë, nën drejtimin e tij ajo u shndërrua në një qendër model mësimi dhe kërkimi.

Si kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, profesor Shabani, edhe me personalitetin e tij të lartë e të gjithanshëm, veçanërisht në fushën që ai mbulon, e ngritit atë në shkallën e përfaqësimeve dinjitoze.

Kjo figurë e madhe e shkencës gjuhësore shqiptare, njohës i të gjitha skutave të gjuhësisë, njohës i shkencës së madhe, në shumë raste, në mos gjithmonë, thoshte dhe thoshte “Osmën” dhe jo “Osman”, shenjë kuptimplote e prejardhjes së tij vlonjate.

Biri i Vlorës, ka qenë i nderuar me titujt, Akademik, Mësues i Popullit, Mjeshtër i Madh i Punës, Laureat i çmimeve të Republikës, “Qytetar Nderi i Vlorës.”

Në botën shkencore vlonjate profesor Shabani zë dhe do të zërë vend me nder në parinë e saj më vlerëplotë.

Qyteti i Vlorës dhe vlonjatët duhet te krenohen me këtë figurë të shquar e të nderuar, i cili ia kushtoi të gjithë jetën e vet gjuhës shqipe.